Për ata që ju thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin

Për ata që ju thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin

Ata që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, kur të vijnë zgjedhjet, ose të votoni Edi Ramën, ose Lulzim Bashën, janë edhe më të këqij se këta të fundit, edhe pse mund të mos kenë gjë në dorë për të bërë dëm sa dy udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë.

Sepse duan të rrënjosin edhe tek shqiptari i fundit bindjen se nuk kemi rrugë tjetër, por thjesht duhet ta pranojmë të nënshtruar zgjedhën e kryetarokracisë dhe se nuk ka asnjë shpresë se diçka mund të ndryshojë për mirë në këtë vend.

Ndërkohë, që duhet të ketë tre, katër, pesë apo më shumë zgjedhje apo alternativa për cilindo, që beson se kjo politikë primitive, e korruptuar deri në palcë dhe e certifikuar si e tillë për dekada, nuk mund të na skllavërojë përjetësisht.

Dhe ka dy rrugë për ta arritur ndryshimin. Ose të arrijmë të bëhemi shumicë dërrmuese, duke i shndërruar në minorancë zullumqarët e mëdhenj, por ky mund të jetë objektiv më afatgjatë.

Ose të shndërrohemi në një forcë imponuese, duke filluar nga këto zgjedhje, për t’iu imponuar ndryshimin atyre, që e kanë mbajtur peng Shqipërinë për pushtetin e tyre personal.

Ne duhet të luftojmë për ndryshimin, që të arrijmë edhe rotacionin dhe jo anasjelltas. Kaq e thjeshtë është për ata, që kuptojnë apo që nuk e kanë përkulur pakthyeshmërisht kurrizin, duke e lënë veten nën mëshirën e njërit prej dy “të fortëve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra