Për beqarët nuk do ketë asgjë të re gjatë kësaj dite! Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Jeta juaj ne çift do favorizohet mjaft gjate kësaj dite. Do përfitoni pafundësisht nga çdo moment për t'iu përkushtuar partnerit dhe për ta bere jetën te mrekullueshme. Beqaret do i kenë mendimet me te qarta dhe do dine si te veprojnë për t'u afruar me atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar duhet te jeni edhe me vigjilente ne mënyrë qe për asnjë moment te mos ju dalin te papritura te pakëndshme.

DEMI 21. prill - 21. maj

Nen ndikimin e Marsit, planetit te dëshirave, përgatituni te kaloni një dite intensive dhe te mbushur me emocione. Edhe nëse keni pasur kontradikta situata ka për t'u qetësuar. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta stabilizuar jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar do jeni me fat, megjithatë mundohuni te shmangni ndërmarrjen e rreziqeve.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Jupiteri do ua beje çdo moment edhe me te veçante sot ju te dashuruarve. Do jeni ne humor shume te mire dhe nuk do keni asnjë lloj problemi me njeri-tjetrin. Edhe për beqaret pritet një dite e këndshme dhe me disa takime vërtet interesante. Për financat duhet te këshilloheni me disa specialiste te fushës pasi ata do iu japin këshillat e duhura si te zgjidhni edhe problemet e vjetra, shkruan horoskopi shqip. 

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Për beqaret nuk do ketë asgjë te re gjate kësaj dite. Ruani klimën e qete! Fale mbështetjes se Venusit sot do keni një takim qe do iu beje te dridheni. Nga fundi i ditës do e kuptoni se nuk është thjesht një aventure pa pasoja. Pas pak kohesh do ndërtoni një lidhje edhe me serioze. Organizohuni mire dhe merrni masa qe situata financiare te mos përkeqësohet. Ulni shpenzimet!

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Do jeni shume tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite kështu qe marrëdhënia mes jush ka për te qene edhe me e mire. Emocionet do shtohen edhe me shume ne mbrëmje. Beqaret do jene te gatshëm edhe te lenë pas dore miqtë vetëm për te dale me disa persona qe i mendojnë partnere ideale. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse mësoni te kurseni e ardhmja do jete edhe me e ndritur.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Ne fushën e ndjenjave, çiftet rrezikojnë te kenë turbullira dhe konflikte te mëdha. Disa mund te shkojnë deri atje sa t’i japin edhe fund lidhjes se tyre. As për beqaret nuk do jete një dite shume e përshtatshme. Beni durim sepse pas disa ditësh do iu jepet një mundësi mjaft e mire. Me ndihmën qe do iu japë Merkuri nuk do keni asnjë vështirësi për te ruajtur një ekuilibër financiar.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Ka disa kohe qe jeta juaj sentimentale ka marre prioritet. Edhe nëse sapo e keni takuar dashurinë edhe nëse keni kohe qe jeni bashke ju do takoni pasionin dhe do bëni deklarata te zjarrta. Marsi do ndihmoje mjaft beqaret qe te gjejnë personin qe kane kërkuar. Rregullojini sa me shpejt problemet financiare sepse sa me shume t’i shtyni aq me te vështira do bëhen ato.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Urani do influencoje negativisht ne jetën tuaj sentimentale. Nëse ka pak kohe qe ju dhe partneri jeni larguar nga njeri-tjetri ka ardhur koha te veproni. Nëse nuk merrni masa gjerat mund te përkeqësohen. Mundësitë e beqareve për te takuar dike interesant do jene edhe me te shumta sot. Përfitoni! Do e përmirësoni edhe situatën materiale dhe do jeni te kujdesshëm me shpenzimet.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Jeta ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Ai qe keni ne krah iu vlerëson dhe iu çmon shume. Te gjithë ata qe kane kohe qe kane krijuar një lidhje do e përforcojnë edhe me tepër besimin tek njeri-tjetri. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë dëshirë te krijojnë një lidhje. Është e drejta juaj. Plutoni do ndikoje tek financat dhe do e pështjellojë paska situatën. Beni kujdes!

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Influenca e yjeve do te beje qe sot ta shihni partnerin me sy tjetër dhe te qëndroni sa me afër tij. Do ta shihni qe sot do te rindizet pasioni dhe do ndiheni mire. Beqaret kësaj here mund te kenë një takim vendimtar. Gjithsesi këshilla e yjeve është te mos tregoheni te nxituar për asgjë. ne planin financiar do jete dite shume e mire për te realizuar operacione financiare. Përfitoni sa me shume!

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Nëse tashme jeni te lidhur, kujdes nga influenca e Jupiterit i cili do iu beje te kërkoni me shume liri. Nëse nuk tregoheni te kujdesshëm lidhja mund te ketë tronditje te mëdha. Nëse jeni vetëm, Saturni nuk do iu beje te entuziazmoheni kot për diçka qe nuk ia vlen. Ne planin financiar do keni probleme. Gjithsesi nëse tregoheni me te organizuar ju mund t’ia dilni edhe me aq sa keni.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Kuptohet qe fale pështjellimit yjor edhe përmirësimi i marrëdhënies me partnerit mund te mos ndodhe sot. Shmangni me çdo kusht te flisni për ndarje. Për beqaret dashuria do jete pika me e forte. Sharmi dhe magnetizmi natyral do iu bëjnë me joshës se asnjëherë me pare. Sektori i financave do jete i mbrojtur. Nëse iu duhet te merrni një vendim te rëndësishëm për buxhetin, bëjeni sot.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

FOTOLAJM/ Përfundon shpërthimi i predhave nga FA në ishullin e Sazanit