'Për çfarë të marr leje? Për me ble bukë?!' Qytetarët në Lezhë: S'di të aplikoj, shikoje përzotin çfarë telefoni kam (VIDEO)

Në Lezhë  urdhri i qeverisë për të qëndruar në shtëpi, nuk i ka penguar pensionistet të dalin për të kryer nevojat e tyre shtëpiake. Gjatë kësaj të hënë në rrugët e qytetit kishte prezence të personave të moshuar, por edhe qytetareve të cilët lëviznin pa autorizim nga policia. Lezhjanet thonë se e kanë të domosdoshme të dalin për të blerë ushqime, ndërsa shprehen se e kanë të paqartë aplikimin për leje.

Qytetari 1: "Jam pensionist. Mora ilaçet dhe po iki. Unë nuk frikë, koronavisuri smë bën gjë. As policia s'më ka thënë gjë, e dinë ata që s'dal kot. Leje skam marrë. Unë jam i detyruar të dalë se skam asnjë tjetër që më ndihmon në shtëpi."

Qytetari 2: "Leje nuk kam marrë, por dolën të gjithë dhe dolëm edhe ne. Unë jam me kemp e kam shkuar me marrë ilaçet."

Qytetari 3: "Nuk ka marrë leje se këto më shumë janë përralla politike. S'kam për çfarë të aplikoj?! Të aplikoj për të dalë më bërë pazar? Për më ngrënë bukë? Nuk kam pa asnjë polic. Për çfarë të më gjobisin? A kam vrarë ndokënd?! Kjo është një super rrenë."

Qytetari 4: "Jam duke ik me marrë disa lekë. Më pas me to do të blej bukën. Leje nuk kam marrë, shikoje përzotin çfarë telefoni kam."

Hyrje në fuqi e rregullave të reja është shoqëruar me prezence të shtuar të policisë dhe ushtrisë në qytetin e Lezhës, të cilët fillimisht janë munduar që ti këshillojnë qytetaret e pabindur, duke mos marrë masa ndëshkimore ndaj tyre.


Lajmi kryesor:

Pensionistët nuk mbyllen në shtëpi: Do dalim të marrim për të ngrënë, nuk na i sjell njeri qoftet te dera! Shumica e qytetarëve jashtë, pa autorizim (Video)


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali