Për drogë dhe pa patentë, arrestohen dy 25-vjeçar në Fier e Gjirokastër

Për drogë dhe pa patentë, arrestohen dy 25-vjeçar në Fier e Gjirokastër

Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet A. Ç në Memaliaj, i cili akuzohet se kultivuar lëndë narkotike në fshatin Ivzor. Pas informacioneve të marra, policia është nisur në vendngjarje dhe në vendin e quajtur "Përroi i thellë", pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Ndërkohë në Gjirokastër janë ndaluar dy persona të cilët lëviznin në kundërshtim me kodin rrugor.

D. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër është arrestuar sepse në aksin rrugor  Kakavie- Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i NSHN”, u kap në flagrancë  duke drejtuar motomjetin tip "Infinity" pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë M. D., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse në vendin e quajtur "Ura e lumit" u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa dhe dokumentacionin përkatës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë