Marshim proteste ndaj dhunës ndaj fëmijëve e grave në Tiranë! 'Për fëmijërinë e vjedhur', qindra zëra bëhen bashkë

Ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe tre të rinjtë të tjerë në periferi të Tiranës, ka bërë që shoqëria civile, aktivistë dhe qytetarë t'i bashkohen thirrjes për tubimin paqësor kundër këtij fenomeni tepër të rëndë.

Në orën 16:00, para sheshit Nënë Tereza, por edhe kryeministrisë kanë qenë të shumtë qytetarët që janë mbledhur për të ngritur zërin e tyre dhe thënë stop dhunës dhe abuzimit. Mes tyre ishte edhe deputetja Rudina Hajdari dhe ish-deputetja e PD, Girda Duma, të cila kanë dënuar gjithashtu shumë ashpër këtë ngjarje të tmerrshme.

'Për fëmijërinë e vjedhur', "Mbroni vajzat, jo pedofilët', 'Pse nuk raportojmë', 'Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia', 'Mos përdhuno' ishin disa nga sloganet dhe pankarta që qytetarët mbanin në duar.  

Ajo që bie në sy është se në marshimin kundër abuzimit dhe mbrojtjen e viktimave është prezenca  e lartë e burrave, duke treguar se në këtë luftë duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe për t'i thënë stop abuzimit, dhunës e përdhunimit dhe të gjithë duhet ta denoncojmë këtë fenomen dhe jo të heshtin.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • protesta: 05/06/2020 14:22

    Ketyre u them protesta une, ju lumte, jo atyre te TEATRIT, qe bashke me partite nuk nxorren as sa 1/3 e ketyre. Ju lumte.

    Përgjigju
  • Lui: 04/06/2020 18:13

    Ju shume mire qe protestoni, por me pare duhet te kishit qene me konkret ne veprime. Dua te them qe kur shikoni adoleshente qe grinden, duhet te nderhyni, kur shikoni nje emer ne muret e pallatit duhet te mblidheni si komunitet e ta ngreni problemin. Ato keshillat e lagjeve ne kohen e komunizmit kishin te benin edhe me kete problem. Sigurisht nuk po them qe te punoje si dikur ai keshill, por ama duhet te kete nje keshill lagje dhe te mblidhet cdo muaj e te diskutoje cdo problem qe shqeteson komunitetin.

    Përgjigju
  • Po ikni skeni turp: 04/06/2020 17:38

    Ca protesta jan keto pa lidhje se nje njeri roje shkolle manjak abuzon ca faji kemi ne qe na bllokoni me ket protest pa sens ?? Autori ka ber nje krim e do marri denimin si c'do njeri qe ben krim . Ca faji kemi ne qe na bllokoni ? Ca faji ka shteti ketu ? Ne gjith boten ka mostra te tilla

    Përgjigju
    • Turp te kesh: 04/06/2020 22:30

      More qelbesire, ky eshte nje prob qe prek gjithe shtetin. Roja e shkolles eshte per te mbrojtur vajzat e djemt jo per ti perdhunuar. Le te bllokohet gjithe shteti derisa gjerat te ndryshojn. Shteti te rrisi kontrollet, perdhunuesi ne fjale kishte grumbulluar shume ankesa per sjelljen e tij dhe prap se prap nuk u mor asnje mase . Ja cfare faji ka shteti Bravo te gjithe qe dolen ne proteste

    • Turp t kesh ti: 04/06/2020 18:51

      Nuk ta uroj te te nodh te njeri i afert por ishalla te ndodh ty personalisht, te kapin edhe te pordhunojn edhe pst ai qe do t pordhunoj ty thjesht le tar denimin,BRAVO BRAVO per protesten, e ardhmja e shqiptarve te pakten minimumi mos te jet e pordhunuar se e vjedhur dhe e vrar jemi mesuar sepse ka tipa sikur ky qe mrz pse protestojm, ne fakt mendoj se ti je nga ato qe mbeshtet protestat e politikes dhe jo te popullit

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës