Për herë të parë në dekadë, e dyta në histori! Shqipëria në OKB, triumfi i të gjithë Ballkanit

Foto ilustruese

Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB është suksesi më i madh i historisë së diplomacisë shqiptare.

Njëkohësisht, kjo është një arritje e madhe edhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është përfaqësuar në institucionin më të rëndësishëm të vendimmarrjes në botë vetëm një herë më parë dhe asnjëherë në dhjetë vitet e fundit.

I vetmi vend nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ka shërbyer në këtë kapacitet është Bosnja dhe Hercegovina, në periudhën 2010-11.

Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë zgjedhur kurrë më parë në Këshillin e Sigurimit.

Përpara Bosnjes, duhet shkuar deri në vitin e largët 1973 për të gjetur një tjetër përfaqësuese të rajonit, në atë kohë Jugosllavinë.

Zëri i Shqipërisë në OKB do të jetë i rëndësishëm për Ballkanin për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE dhe pajtimit historik midis vendeve tona./ LEXO

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet nga autoritetet shtetërore situata e zjarreve në vend?

Komento

Komente

  • Donika: 14/06/2021 09:47

    Partia “demokratike “ eshte llumi I shoqeris shqiptare,dhe punet I bene gjithmon llume.Parti e drejtuar nga kriminell we mbase nje dite do japin llogari,dhe tu sekuestrohet gjithcka qe kane .

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

2 vatra zjarri në Mamurras, rrezikohen 5 banesa! Era favorizon përhapjen e flakëve, 2 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre! Peleshi: Vatër kritike (VIDEO+FOTO)