Për herë të parë në historinë e tij, Liqeni i Ohrit pasurohet me 1.5 mln rasate të koranit

Për herë të parë në historinë e tij, Liqeni i Ohrit pasurohet me 1.5 mln rasate të koranit

POGRADEC- Mbi 1.5 milion  rasate të Koranit janë hedhur në ujerat e liqenit të Ohrit në Pogradec me qëllim shtimin e atij që njihet si një prej specieve më të rralla të peshkut.

Një lajm i tillë e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili vuri theksin se një gjë e tillë është bërë për herë të parë në historinë e tij. Kreu i qeverisë sqaroi se prodhimi i rasatit të koranit është bërë në qendrën e Linit.

"Tanimë trashëgimi botërore e shpallur dhe mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Ohrit për herë të parë në historinë e tij, u pasurua me mbi 1.5 milionë rasate të koranit. Prodhimi i rasatit u bë në qendrën moderne të Linit, me kontribut të qeverisë shqiptare, nën drejtimin e Bled Çuçit. Procesi do të vijojë gjatë gjithë muajit tetor, ndërkohë që një program investimesh buzë liqenit, do të hyjë në fazën e realizimit", shkruan Rama.

Një nismë e tillë vjen për shkak se Korani është ndër peshqit më të rrezikuar si pasojë e peshkimit pa kriter në çdo periudhë të vitit,.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

 

Ora 13:42
Për herë të parë në historinë e tij, Liqeni i Ohrit pasurohet me 1.5 mln rasate të koranit
  • B.K./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • erald: 07/10/2019 11:32

      bete nje gje me mend me ne fund !

      Përgjigju
    • Kafsha: 07/10/2019 08:43

      Për 30 vjet fshataret bënë masakra të papara qe nuk u bene për miljona vjet qe kurse eshte krijuar liqeni

      Përgjigju
    • vera: 06/10/2019 23:56

      DUHET TE NDERPRITET PESHKIMI PER 4 VJET TE PAKTEN,,ATEHERE SHTOHET PESHKU..///

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

    Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet