Për herë të parë në Shqipëri, Inter zhvillon miqësore me klubin e Superligës

Për herë të parë në Shqipëri, Inter zhvillon miqësore me klubin e Superligës

Inter

Inter do vijë në Shqipëri në datën 16 korrik 2023. Kështu njofton gazetari i Oversport, Alban Xhihani. Në nisje të derbit Inter - Milan që po luhet për javën e 21-të, komentatori njoftoi se zikaltërit shumë shpejt do zyrtarizojnë miqësoren. Pritet që Partizani të jetë kundërshtari i Inter në miqësoren e Tiranës, teksa ende nuk ka një konfirmim.

“Po përgatitet me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të kryetarit të bashkisë së Tiranës, po organizohet ardhja e Interit në muajin korrik. Data 16 korrik po flitet, është pothuajse e bërë, pritet vetëm zyrtarizimi", tha gazetari Alban Xhihani.

Ndërkohë që në panel, aktori dhe sportdashësi Kastrioti Çaushi tha se mund të jetë Partizani skuadra shqiptare që do përballet me Inter në "Air Albania".

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City