Shqipëria hedh hapat drejt realizimit të transplantit të mëlçisë dhe të pankreasit, për herë të parë në sistemin spitalor. Një marrëveshje tripalëshe e firmosur në Romë mes universitetit të Mjekësisë në Tiranë, dhe dy universiteteve prestigjioze atje, pritet t’i hapë rrugë këtij synimi.
Por çfarë parashikon marrëveshja?
Report Tv mëson se me firmosjen e marrëveshjes tipalëshe, synohet që të rriten kapacitetet e mjekëve përmes bashkëpunimit mes universiteteve, në mënyrë që të realizohen transplantet edhe në Shqipëri.
Aktualisht në vendin tonë bëhet transplanti i veshkave por vetëm në spitalet private me financim 100% nga shteti. Përmes marrëveshjes, synohet që edhe transplanti i veshkave të realizohet në shtet brenda vitit 2023, në ambientet e reja të spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Për transplantet e mëlçisë dhe pankreasit që pritet të realizohen për herë të parë në shtet në vendin tonë, bluzat e bardha do të shkëmbejnë përvojë me kolegët në Itali.
“Kjo marrëveshje do të mundësojë shkëmbimet në fushën akademike dhe klinike, me përgatitjen e protokolleve në fushën e transplantit të veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, formimin dhe fuqizimin e burimeve njerëzore, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit klinik, për të realizuar transplanet e organeve dhe asistencën e nevojshme për hartimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për dhurimin”, është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës nga Profesor Arben Gjata dhe dy Universiteteve prestigjioze italiane Tor Vetgata në Romë dhe Universitetit "G. D'Annunzio" të Chieti-Pescara.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93%
-
Jo
2.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 213
Lajme të tjera
-
Rithemelimi kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për 4 kontratat koncensionare të shëndetësisë: Janë paguar 60 mln euro
26 Shtator, 11:59
-
Investigimi i Report Tv/ Kujdes nga infeksionet! Mungon tetanozi, QSUT, Infektivi, QSH e farmacitë pa gjilpëra! Furnizimi çështje e Ministrisë
25 Shtator, 17:02
-
Realizohet ndërhyrja e parë miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës me endoskop, në Shqipëri
18 Shtator, 22:09
-
23 maturantë nga trojet shqiptare provim për ‘Mjekësinë’, do paguajnë tarifën aktuale! Përjashtohen nga detyrimi të punojnë 5 vite në Shqipëri
18 Shtator, 16:41
-
Prioritet absolut rritja e pagave të mësuesve, MAS: Fokusi tek arsimi profesional dhe profilizimi i universiteteve
18 Shtator, 15:38
-
Konkursi i Mjekësisë edhe për Diasporën, të hënën nis testi! 30 kuota, por në garë vetëm 23 kandidatë
17 Shtator, 21:07
-
Trauma pa frigorifer morgu e me ilaçe të skaduara, KLSH i kërkon Ministrisë shkarkimin e drejtoreshës Edlira Bode dhe dy zëvendësve
12 Shtator, 18:09
-
Raporti i KLSH/ Spitali i Traumës pa frigorifer morgu për trupat e pajetë! Barnat në magazinë mallrash, mes lagështirës
11 Shtator, 16:16
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator, 08:28
-
Dje u dekretuan nga Begaj, Kuvendi voton nesër ndryshimet në qeveri
10 Shtator, 16:15
-
Vjeshta rikthen virozat stinore, më të prekurit fëmijët! Çdo mjek familjeje kryen mbi 30 vizita ditore! Mjekja: Mos neglizhoni simptomat, kujdes me antibiotikët
7 Shtator, 18:41
-
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama dërgon për dekretim te Presidenti Begaj emrat e ministrave të rinj
6 Shtator, 16:30