Për herë të parë në Europë, ndodh transplantimi i katër organeve njëherësh

Për herë të parë në Europë,  ndodh transplantimi i katër organeve njëherësh

Foto ilustruese

Për herë të parë në Evropë një pacient i është nënshtruar një operacioni shumë delikat.

Ai ka transplantuar 4 organe në të njëjtën kohë. 

47- vjeçari Domenico Gatta, bëri një transplantim të mëlçisë, pankreasit dhe mushkërive në spitalin Molinette në Torino, Itali.

Arsyeja e këtij operacioni vjen për shkak të një sëmundje gjenetike, fibroza cistike. 

Është një sëmundje serioze që ndryshon gjendjen e shumë organeve: duke i bërë ata të bymehen dhe i bën më pak të lëngshëm, duke sjellë dëmtimin e tyre. 

Operacioni zgjati 15 orë dhe pas rreth 2 muajsh në kujdes intensiv, ai foli për herë të parë.

"Kur ata më thanë për ndërhyrjen katërfish, nuk munda ta besoja. Unë arrita këtu në gjendje kome, nuk mbaj mend asgjë", u shpreh ai.

Një ndërhyrje unike në botë dhe një rast i ngjashëm ishte kryer vite më parë në Kanada ku, ndërhyrja ishte paralajmëruar dhe pacienti ishte i vetëdijshëm për këtë. 

Në këtë rast, pacienti kishte mbërritur në gjendje kome në spital dhe vendimi për ta operuar ishte marrë brenda 24 orëve me aprovimin e dhënë nga gruaja e tij dhe fatmirësisht rezultoi me sukses.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Ramën do ta rrëzojë populli dhe ndërkombëtarët'/ Shehi: Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet

'Ramën do ta rrëzojë populli dhe ndërkombëtarët'/ Shehi: Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet