Për Italinë, gjithmonë PO!

Për Italinë, gjithmonë PO!

Nuk duhet ta nisja nga Edi Rama, por po e nis gjithsesi.

Kryeministri ka marrë shumë ‘twitte përshëndetëse sot dhe duket se për herë të parë, ndoshta, është i vetmi prej nesh që ndihet sikur ecën mbi trëndafila, për shkak të famës që një gjest i vogël, thellësisht politik e në foto human, i jep një vendi dhe statuset e artikujt thonë: Grazie Rama!, Grazie Tirana! Në këto kohë të zymta kush nuk do donte të merrte pak frymëzim. Të tjerat, edhe po t’i kesh, nuk të hyjnë në punë. As liria, as paratë, as makina e jahtet e as toka që punon.

Në fakt, këtu diamantinët janë ata 30 mjekët (pa i hequr kryeministrit të drejtën e vendimit politik).

Burime të sigurta nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se ka bërë jo pak përshtypje telefonata me gjithsecilin.

E dini si janë përgjigjur ata? Po! Menjëherë! Nuk kanë kërkuar kohë si Merkel dhe G20. Nuk e kanë bërë këtë gjest se kanë njohuri gjeopolitike. Kanë thënë “po” pa menduar për interesa personale apo historike. Kanë thënë “po” se janë të mirë, se janë shqiptarë.

Asnjëri s’e di si do të kthehet dhe kjo siç është kuptuar është një luftë. Ata morën avionin për në betejë dhe do duhej që përpara nëpër foto mos t’u rrinin qeveritarët – ndoshta për çështje protokolli ose tradite, s’e di mirë me siguri! Shqiptarët kudo ku jetojnë janë të mallëngjyer me këtë moment që kulmoi si një nga lëvizjet më dinamike dhe të zgjuara të qeverisë, e cila po komentohet nëpër statuse si ai shembulli i vogël nga një vend i vogël përballë imazhit të dobësuar të vendeve të fuqishme, që po mendohen pak se çfarë mund të bëjnë për Italinë, ndërkohë që ajo është duke vdekur në buzë greminë.

Shembull: Gjermania në ditën më të zezë, kur s’kishte as 10 të vdekur në shtëpi, vendosi t’i mbyllë Italisë eksportin e maskave. Brukseli ajror! Ursula Von Der Leyen u shfaq tre javë pas Barbara D’Ursos duke larë duart me sapun.

Apo mbledhja e G20-ës, që këtë javë u mbyll pa asnjë rezultat. Do të mendohemi e do t’ju themi! Në Gjermani kjo metodë e fitimit të kohës thirret me emrin “Merkeln” – sjellje politike tipike e kancelares. Koha dhe hapësira janë dy nocionet e jetës dhe Conte u përgjigj matanë. Koha kohë s’ka më. O sot o kurrë e dashur Europë.

Me pak fjalë, BE-ja e ka lënë Italinë duke dhënë shpirt e duke përplasur krahët si flutur e trembur!  Tani që secili është në shtëpinë e vet e beson se veç ajo ka rëndësi nuk ka plotësisht të drejtë. Siç e shohim shtëpia s’po na mjafton dhe jeta me të tjerët është ç’ka më shumë po shpresojmë. Një pyetje:-

Po pse ekziston BE-ja atëherë? Pse ka një monedhë, rregulla tregu e lehtësira të përbashkëta? Fundja pse u krijua si bashkim, për të parë secili prapanicën e vet?! Shqipëria nuk ka kaluar ylberin dhe për ndonjë komentues që shkruan se ka merak kush do na kurojë ne, ne mos u bëfshim aq shumë sa Italia, është e vetmja shpresë!

Italisë, Shqipëria dhe shqiptarët i kanë detyrime historike dhe mund të tingëllojë e cekët, por edhe kur na kanë pushtuar e kanë bërë duke na ndërtuar. Shihni të vetmet ndërtesa që kemi në bulevard.

Ky vend i vogël nuk lahet me Italinë me 30 mjekë, por gjesti është mishërim dhe që mbahet mend. Me 12 apostuj udhëhoqi edhe Jezu Krishti.

Në këtë pikë kryeministri e bëri shumë mirë koshin e tij!

Tani duhet të ketë kuptuar që nuk lipset shumë rreptësi për shqiptarët në këtë kohë pandemie të cilët s’kanë lënë vend për ta bërë dhunën të domosdoshme për të mirën e tyre.

Kam parë video nga Nju Jorku në Lion duke u kapur për flokësh për një Nutella në supermarket dhe jo sikur jetojnë në shtete sociale, me sindikata, dinjitet e integritet. Ata po që po lënë nam me frikën për urinë.

Gjeni një rast tek shqiptarët?!

Në Shqipëri nuk ka pasur asnjë video turpëruese, asnjë zbrazje raftesh, asnjë sjellje (veç tregtarit të pazarit me të moshuarin) që të japë shenja injorantësh.

Shqiptarët kanë treguar të gjjthë se janë si ata 30 mjekët që thanë “po” sapo ua kërkoi shteti dhe ikën me divizën e tyre të bardhë e të qeshur me lehtësinë e papërballueshme të krenarisë. Ne nxëmë dhe bindeni për të mirën e përbashkët dhe e kemi zemrën mal me dashuri. Themi “po” me lehtësinë e qytetarisë!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 30/03/2020 16:32

    E the mire,me Italine nuk lahemi.ndoshta Selam Musai Po kthehet ne varr por kohet evuluan dhe historia tregon se Italia vertet na ka dashur,e vetedijshme se historia e saj me ne eshte shume e hershme dhe e lidhur ne te gjitha koherat.une mendoj qe nje nga arsyet qe i premi shume Italianet pervec natyres se xhestit te Shqiperise,ishte fakti qe ky xhest dado i vogel ishte nder te vetmit.ne muajin e fundit Italia dhe Italianet kane vuajtur jashte mase jo vetem kete situate te pashembullt por dhe faktin qe e gjithe bota ju mbylli kufijte.Juk lejoheshin te ankoroheshin ne asnje vend,ltheheshin mbrapsht kudo.ishte nje situate cmendurie per nje vend ku pashaporta e saj eshte nje nga me te fuqishmet ne bote.kur ty te gjithe te jane mbyllur,kur Evropa nuk te ndihmon ashtu si duhet,kur perballesh me nje problem sa te veshtire aq edhe te panjohur,Italianeve ju ra bota min koke por prape nuk e humben shpresen te vetja,ne nje situate te tille Shqiperia e vogel thote une nuk i braktis miqte e mi,madje ngre zerin qe i kane kthyer kurrizin Italise,ky xhest dashurie nga nje vend i pafuqishem qe ngre zerin per Italine i beri Italianet te ndihen te dashur nga dikush,u ndihen te vleresuar qe Shqiperia ju tregua mirenjohese dhe ata jane betuar se nuk do ta harrojne kte xhest.Rama beri nje fjalim madheshtor qe do mbetet ne historine e dy popujve,Rama beri fjalim perfekt me qitje te larget ashtu sic eshte usta vete ai.Kritikoi Evropen per Italine dhe per Italianet ishte shume prekese.

    Përgjigju
    • Vlora: 30/03/2020 18:10

      “Selam Misai Po tretet ne vare”?! Je larg , kohet evoluan vertet dhe vertet italianet na jan gjendur.... por nje pyetje kam ... kur u than lotet e 28/03/1997 kur fregata e marines italiane mori ne kanalin e Otrantos 150 jet mes tyre gra e femij te pa armatosur? Gjithsesi kryeministri mire beri qe i dergoji se ne jemi popull bujar dhe i ndihmojm njerzit ne nevoj.... por mos e perdorni moton italia na ka ndihmur se nuk ja vlen

  • Flutura: 30/03/2020 13:30

    Jo vetem per Italine, per kujtdo qe do t'i ndodhte si Italise; besoj se shqiptaret, gjithashtu do te ishin te gatshem. Kane humanizem e mirenjohje, nuk jane bukeshkale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali