Kombëtarja shqiptare prej dy ditësh gjendet në Uells aty ku po stërvitet për ndeshjen miqësore të 5 qershorit ndaj këtyre të fundit.
“Uellsi është një ekip që ka shkuar në Europian, është një ekip fizikisht shumë i mirë. Besoj gjithashtu se është në një nivel me kundërshtarët tanë në ndeshjen e shtatorit,”-u shpreh Cikalleshi.
Sipas sulmuesit të Kombëtares dy përballjet, pasi me datë 8 qershor Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore kundër Republikës Çeke, do të tregojnë nëse ne jemi gati apo jo për ndeshjet kualifikuese të Botërorit në shtator.
“Janë miqësore, por për ne nuk janë të tilla sepse na tregojnë nivelin ku jemi përpara dy ndeshjeve që konsiderohen provë zjarri në shtator,”-deklaroi Cikalleshi.
Nëse për Cikalleshin ka dyshime e kundërta thuhet për mesfushorin Keidi Bare, i cili është shumë optimist për kuqezinjtë.
“Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Ashtu si kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin në Europian para disa vitesh pse mos ta bëjmë diçka të tillë edhe në Botëror. Do ishte ëndërr për të gjithë shqiptarët, për futbollistët dhe për shtetin tonë. Do japim maksimumin për ta realizuar këtë qëllim,”-u shpreh Keidi Bare.
Të dy ndeshjet miqësore kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja do t’i luajë në transfertë, ndërsa si Uellsi ashtu edhe Republika Çeke janë pjesë e Europianit që nis me 11 qershor.
Keidi Bare dhe Sokol Cikalleshi
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3887
Lajme të tjera
-
Sulmuesit kuqezi në top formë, Kili publikon listën! Trajneri debutues rikthen veteranët Bravo dhe Vargas
11 Mars, 13:53
-
GOLAT/ Dopietë nga Sokol Cikalleshi, kavajasi sfidon Manajn në Turqi! Mario Balotelli prish festën e kavajasit
9 Mars, 16:27
-
Gol me penallti, Cikalleshi shkruan historinë me Konayspor! Shënon edhe Et’hemi (VIDEO)
3 Mars, 14:41
-
Armando Broja mbetet jashtë Euro 2024? Gazetari: Sylvinho merr Cikalleshin dhe Manajn
27 Shkurt, 11:30
-
Konyaspor nderon Sokol Cikalleshin, sulmuesi kavajas rekord në Turqi
24 Shkurt, 22:30
-
'Pitbulli' i Kombëtares rikthehet 'të kafshojë', Keidi Bare shekullor në Spanjë
21 Shkurt, 17:49
-
VIDEO/ 'Perlë' nga jashtë zone, Rey Manaj i jep tri pikë ekipit të tij! Sokol Cikalleshi 'si kamerier'
11 Shkurt, 15:23
-
Sokol Cikalleshi largohet nga Konyaspor brenda tre ditësh, zbulohet ekipi i ri
7 Shkurt, 19:15
-
Sokol Cikalleshi sqaron situatën dhe rikthehet me supergol në Turqi! VAR-i i 'ngrin festën' (VIDEO)
14 Janar, 16:22
-
U la jashtë Konyasporit se protestoi për pagat, Sokol Cikalleshi zgjedh ekipin e ri
9 Janar, 10:45
-
Sokol Cikalleshi kërkon pagat e prapambetura, në Turqi e përjashtojnë nga ekipi
7 Janar, 18:17
-
Pesë yjet e Kombëtares që janë me 'valixhe në duar'
3 Janar, 15:47