Zbulohet stera më e madhe e ujit e periudhës romake në Bylis, me gjashtë ndarje të mëdha! I përket shekullit III para Krishtit

Zbulohet stera më e madhe e ujit e periudhës romake në Bylis, me gjashtë ndarje të mëdha! I përket shekullit III para Krishtit

Stera e ujit në Bylis

FIER- Zbulohet në Shqipëri stera më e madhe (cisterna) dhe më e bukur e Ballkanit antik, i përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh.

Arkeologu Skënder Muçaj, pjesë e ekspeditës është shprehur për Report TV se stera e ujit është e përmasave të mëdha dhe përbëhet nga gjashtë pjesë, ku është zbuluar vetëm njëra pjesë e saj. Ndërkohë, gjatë gërmimeve kanë dalë në dritë objekte interesante të periudhës romake, siç është një objekt prej bronzi, si dhe forma të përgatitjes së enëve të qelqit. Arkeologu Muçaj pohon se zbulimi premton nxjerrjen e të tjerave objekte në dritë, ndaj “po u qëndrohet punimeve mbi kokë në ndjekje të çdo gjurme apo objekti që shfaqet“. Sipas arkeologut, Skënder Muçaj, synimi i projektit të zbulimit nga Akademia e Shkencave në Bylis është kërkimi i periudhës romake. Ai tha se zbulimet më të hershme që janë bërë  në Bylis i përkasin periudhës helenistike dhe antikitetit të vonë.

Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re "ArkeoBylis"  e ngritur në Akademinë e Shkencave, që ka nisur punën me këtë projekt të kryesuar nga arkeologu Neritan Ceka.  Gjithashtu në Bylis janë zbuluar edhe mbishkrimet me emrat e zyrtarëve kryesorë të Bylisit, Prytani dhe Strategu. Kërkimet po kryhen metoda bashkëkohore me aplikimin e metodave gjeofizike.

Puna paraprake është drejtuar nga prof. Skënder Muçaj që asistohet edhe nga studentja e masterit, Amra Minaj. Mbishkrimi i shek. III p. Kr. që përmban emrat e zyrtarëve kryesorë të Bylisit, Prytanin dhe Strategun është gjetur që në ditët e para të punës.

Puna do të vijoje deri në 20 tetor, mbi këtë vepër të së kaluarës që mbetet më e madhja e Ballkanit Antik të asaj periudhe. Nga sa mësohet, pjesë e ekspeditës janë Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Njësinë Arkeo Bylis të Akademisë së Shkencave, Parkun Arkeologjik Bylis dhe grupin gjeofizik.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Historia: 16/10/2021 12:22

    Jo vetëm shek III por edhe shek 7-8 para krishtit , zona ultesires perendimore eshte perlë e turizmit!

    Përgjigju
  • Heekuli: 16/10/2021 08:45

    Sa çudi si paskan vjedhur guret naten qe ti shesin ne greqi te njejtat kafshe qe vodhen e shkaterruan cdo gjurme historike gjate periudhes se mallkuar 96-97.

    Përgjigju
  • Tosi: 15/10/2021 21:20

    Sh.mire. U lumte dora. Rregullojeni, pastrojeni dhe bejeni gati per Apostullin, Ramen. Mos harroni kurorat me gjethe ulliri dhe dafine. Te fikut e ka merak vete ai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot