'Amerikania' e Rithemelimit e akuzoi se loboi për vota, Belind Këlliçi e padit për shpifje: Të faktojë shpifjet kundrejt meje! Kokalari: Më dole në shteg, do të paraqes manipulimet e tua

'Amerikania' e Rithemelimit e akuzoi se loboi për vota, Belind Këlliçi e padit për shpifje: Të faktojë shpifjet kundrejt meje! Kokalari: Më dole në shteg, do të paraqes manipulimet e tua

Belind Këlliçi dhe Evi Kokalari

"Amerikania" e Rithemelimit, Evi Kokalari është paditur në gjykatë nga Belind Këlliçi pas akuzave se loboi për vota në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Deputeti i PD thotë se është sulmuar publikisht nga Kokalari ndaj ka vendosur që ta çojë para drejtësisë për të faktuar të gjitha akuzat. 

Sipas tij, sulmet e Kokalarit janë përgatitur që prej kohës së 'Foltoreve' të Sali Berishës. Rrjeti social Facebook është kthyer në mollë sherri mes Kokalarit dhe Këlliçit, i cili ka zgjedhur që të mos i përgjigjet me një tjetër koment por të shkojë drejt gjykatës, ku ka depozituar padi ndaj saj për shpifjet, fyerjet dhe mesazhet telefonike të shpërndara. Nuk vonoi përgjigja e Evi Kokalarit, e cila tha se i doli në shteg pasi do të paraqesë në gjykatë faktet e manipulimit të Këlliçit në Këshillin Kombëtar.

“Prej shumë ditësh, publikisht, jam sulmuar nga Zj. Evis Kokalari, me gjuhë më linçuese se ajo e kundërshtarëve tanë politikë. Janë hedhur drejt meje akuza të shumta nga më absurdet, të cilat qëndrojnë në gojën e Zj. Kokalari dhe në faqen e saj në rrjetin social Facebook. Duke njohur së brendshmi situatën politike në Partinë Demokratike dhe rrugëtimin tonë të vështirë për të dalë nga përplasjet e muajve të fundit, kam qëndruar i heshtur për t'i dhënë hapësirën Zj. Kokalari t'i japë zë të gjithë mllefit, xhelozisë dhe urrejtjes për të rinjtë në Partinë Demokratike.

Ky sulm nuk është i beftë. Gatitej që nga koha kur në Foltoret e nismuara nga Doktor Berisha, përpos Zj. Kokalari, u pozicionuan të rinjtë e FRPD; mes tyre edhe unë. Kam zgjedhur të mos i përgjigjem me "dazibao" akuzave dhe me komente Facebooku, prandaj sot, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kam depozituar një padi kundër personit në fjalë, për shpifjet, fyerjet dhe mesazhet telefonike të shpëndara prej saj", shkroi Këllici.

Më i ofenduar është komenti i Kokalarit që e cilësonte FRPD si "klan brenda PD". Deputeti i PD shkruan se nuk është rastësi që këto janë hedhur më parë në qarkullim, ndaj e fton të faktojë në gjykatë qoftë një akuzë të vetme. 

Shi me baltë nuk ka! Ka shi që dheun e bën baltë, dhe Kokalari e ka bërë baltë ndaj personit tim dhe FRPD që unë drejtoj, duke e cilësuar "klan" brenda PD. Maloren e politikës, unë Belind Këlliçi, e kam ngjitur sëbashku me të rinjtë e FRPD, në shumë fushata derë më derë, qindra e qindra protesta kundër qeverisë, dhe do të vazhdoj me ta krah për krahu si ditën e parë. Këto akuza nuk më japin aspak dhimbjen e dhunës së ushtruar ndaj nesh komisariateve të policisë e nuk janë gas lotsjellës që të lotoj prej tyre, mirëpo i kam përjetuar të gjitha me jo pak mërzi, por gjithnjë brenda pritshmërive politike.

Zj. Kokalari iu desh kohë për të më goditur me disa prej akuzave dhe shpifjeve të përdorura nga socialistët kundrejt meje. Nuk është rastësi që këto etiketime janë hedhur në qarkullim fillimisht nga Erion Veliaj përpara dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kryebashkiakun unë e luftoj politikisht para dhe pas Foltores, ndërkohë që akuzuesja ime i është publikisht mirënjohëse për gadishmërinë ndaj fondacionit të saj!

Zj. Kokalari kërkon të jetë etaloni i konservatorizmit në Partinë Demokratike. Kjo është e drejta e saj. Unë kërkoj një Parti Demokratike për të gjithë, ku anëtarët të shprehen lirshëm, pa u druajtur se do të kalojnë në sitën e zonjës. Po këto janë opinione politike, të cilat ne mund t'i zgjidhim pa përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj mendimit ndryshe dhe pa ndërmarrë fushata linçuese ndaj njëri-tjetrit, sepse demokratët janë lodhur nga sherrnaja.

Tashmë Zj. Kokalari ka barrën të faktojë në gjykatë çdo të thënë të saj kundrejt Belind Këlliçit dhe FRPD. Bujrum të vijë dhe të faktojë qoftë dhe një akuzë të vetme! Për të gjitha akuzat, fyerjet, mesazhet telefonike dhe nxitjen për fyerje dhe linçim ndaj meje dhe FRPD, në vigjilje të Ditës Botërore Kundër Gjuhës së Urrejtjes, sot e padita Zj. Kokalari dhe i kërkova gjykatës dëmshpërblim.

Nuk la pa komentuar shpërblimin me 1 milion lekë për shpifje, për të cilën Këlliçi thotë se do i shpenzojë si donacion për të rinjtë e FRPD dhe thekson se do t'i përmbahet gjithmonë etikës së komunikimit. 

Paratë e dëmshpërblimit do t'i shpenzoj kokërr më kokërr si donacion për të rinjtë e FRPD, nëpërmjet një moduli trajnues dhe edukues për gjuhën e urrejtjes, fake neës dhe linçimin publik. Rrjetet e mia sociale janë të hapura për komunikim me cilindo prej jush. Unë nuk i limitoj komentet në faqen time në Facebook. Uroj që kjo të mos shihet si shumë liberale!

Unë do t'i përmbahem gjithnjë etikës së komunikimit dhe nuk do të diskutoj për mungesën e koherencës së askujt, pavarësisht se Zj. Kokalari mund të tentojë të përdorë në gjykatë luhatjet e saj të shpeshta publike për të mohuar të pamohueshmen e shkruar. Faleminderit të gjithëve për durimin dhe mbështetjen e pakursyer tashmë prej vitesh ndaj meje! Gjithmonë mirënjohës ndaj të rinjve të FRPD dhe Partisë Demokratike”, shkruan Këlliçi.

Kokalari ka nisur denoncimet për manipulimin e votave që sipas saj ka bërë Belind Këlliçi, ku ka postuar foto me numra dhe shkruan se janë numrat respektivë të përdorur në listën e votimit për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së më 30 prill. Sipas saj, me anë të kësaj liste Këlliçi ka lobuar dhe orientuar votuesit për kandidatët që janë zgjedhur. Kokalari thotë se nga 67 personat në listë që ka publikuar, 43 prej tyre janë zgjedhur dhe përbëjnë 15% të Këshillit. Sipas Kokalarit, Këlliçi ka fuqizuar kështu klanin e tij dhe kanë lënë jashtë liste të rinjtë e tjerë që kandiduan.

Kokalari akuzoi Këlliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Kjo përplasje nisi para se PD e Berishës të finalizonte zgjedhjen e organeve drejtuese, përmes posteve më të rëndësishme në parti pas kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve, por që Këllici nuk mori asnjë post.

Padia e Belind Këlliçit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Padi për shpifje/ Evi Kokalari i përgjigjet Këlliçit: Më dole në shteg! Do paraqes në gjykatë faktet e manipulimeve në Këshillin Kombëtar

1655484622_8000065f1786ba10638f6fdcd26b3ac1987d.jpg

Evi Kokalari ka reaguar për padinë e Belind Këlliçit ndaj saj duke thënë se provokimet e saj në rrjete sociale kanë qenë të qëllimshme. Në një reagim në Facebook thotë se ishte e vetmja mënyrë që të paraqiste faktet e manipulimeve në Këshillin Kombëtar. Në rast se nuk do ta padiste Këlliçi, nuk mund të bënte asgjë publike sepse do ta hidhnin në gjyq dhe do fitonin kundrejt saj.

“E falenderoj Belind Kelliçin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar. Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.

Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin. Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t'ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.

Gjithashtu, Belindi ka dërguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ngacmimet seksuale, dhe ndryshe nga unë që i kam sulmet e hapura dhe ballore, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum. Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!”, shkruan Kokalari.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KPano: 18/06/2022 11:54

    Perse te komentojme kur nuk botoni asnje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid