Përballja për Bashkinë e Vlorës
mes një ndërtuesi dhe një mjeku

Përballja për Bashkinë e Vlorës<br />mes një ndërtuesi dhe një mjeku
VLORE - Dy forcat më të mëdha politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë zgjedhur të garojnë për Bashkinë e Vlorës me një mjek dhe një inxhinier ndërtimi, dy personalite me profil jo politik.
 
Demokratët zyrtarizuan këtë të shtunë ndërtuesin Genc Deromemaj si kandidatin e tyre për kryetar Bashkie të qytetit bregdetar në zgjedhjet e 21 Qershorit.
 
Përballë tij qëndron mjeku Dritan Leli, kandidaturë kjo e ardhur nga koalicioni i majtë. Kandidati 31-vjeçar i demokratëve vjen nga një familje e vjetër vlonjate, i martuar dhe me fëmijë. Ai ka kryer studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka nisur një biznes të tijin në Vlorë në fushën e ndërtimit.
 
Ndërsa kandidati i ardhur nga mazhoranca Dritan Leli vjen nga radhët e bluzave të bardha. A1 është 46 vjeç, i martuar me 2 fëmijë, dhe i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë ku është vlerësuar me grada shkencore.
 
Të dy kampet politike në këto zgjedhje vendore kanë preferuar të përfaqësohen me figura të cilët kanë qenë larg politikës.
 
Bashkia e Vlorës drejtohet aktualisht nga Shpëtim Gjika, i cili është në proces gjyqësor në Apel për abuzimin me lejet e ndërtimit.
 
Po sot PD-ja zyrtarizoi edhe Perparim Shametin si kandidat për Bashkinë e Selenicës në qarkun e Vlorës 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale