Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës

Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës

Zyra e PD e degës së Sarandës

Ndonëse Berisha-Meta thonë se janë të bashkuar në zgjedhjet lokale, në bazat e partive të tyre, kanë nisur përçarjet ndërmjet demokratëve të ish-kryeministrit dhe anëtarëve të Partisë së Lirisë. Shkak për këtë janë bërë listat për këshilltarë bashkiakë!  Demokratët e Sali Berishës në Sarandë kanë dalë kundër renditjes së miratuar në listën për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Sipas burimeve për Report Tv nga kryesia e PD-së së Rithemelimit në Sarandë, këshilltarët nuk janë vendosur sipas votimit që është bërë në kryesi, por ka pasur ndërhyrje nga Tirana dhe se më lart në lista janë caktuar kandidatët e Partisë së Lirisë.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Rithemelimit të Sarandë, ato kanë kërkuar ndryshimin e renditjes së listës së kandidatëve për këshilltarë dhe të vendosen kandidatët sipas listës së votuar nga kryesia.

Koalicioni Meta-Berisha dorëzoi një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë dhe për kryetarë të bashkive. Duke qenë se për këshilltarë bashkiakë, është e nevojshme paraqitja e një liste me 1603 kandidatë, sipas marrëveshjes Berisha-Meta, 1337 prej tyre do jenë të Rithemelimit. Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit