Përçahet Vetingu, Brunilda Bekteshi: Astrit Kalaja duhet të shkarkohet. DSIK: Është përfshirë në korrupsion

Astrit Kalaja

Në 20 dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja, një emër i njohur i sistemit të drejtësisë, sidomos për shkak se ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2011, duke vendosur për fituesin në atë kohë të garës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Edhe pse në përfundim të procesit të rregullt të numërimit, Edi Rama fitoi me 10 vota diferencë, Kolegji bëri Lulzim Bashën kryetar. Sipas vendimit të KPK-së, gjyqtari Astrit Kalaja ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, nivel të besueshëm në kontrollin e figurës si dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Por, konfirmimi në detyrë i gjyqtarit Kalaja është firmosur vetëm nga dy anëtarë të turpit gjykues Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj. 

Anëtarja e turpit gjykues Brunilda Bekteshi nuk është pajtuar me vendimin e shumicës. Sipas saj, Astrit Kalaja nuk arriti nivel të besueshëm në rivlerësimin e pasurisë dhe për rrjedhojë duhet të shkarkohet nga detyra. “Unë, si anëtar në pakicë/kundër, vlerësoj se subjekti i rivlerësimit nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë, duke mos arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, pasi nga hetimi administrativ, në vlerësim të provave të administruara në raport me shpjegimet e subjektit të arsyetuara më sipër, ka rezultuar se subjekti: Ka mospërputhje dhe pamjaftueshmëri në deklarimet vjetore të pasurisë, si dhe në deklaratën “Vetting”, pasi nuk ka deklaruar huan e marrë në shumën 3.300.000 lekë nga z. Rr. P. dhe as mbartjen e këtij detyrimi ndaj këtij huadhënësi, si të kryera në vitet 2008 – 2013, si dhe as gjendjen e likuiditetit në shumën 1.300.000 lekë, të tërhequr nga llogaria e tij bankare në vitin 2012. Ka pamjaftueshmëri të deklarimeve ndër vite, si dhe në deklaratën “Vetting”, mbi gjendjen cash, duke rezultuar në pamjaftueshmëri financiare në shumën 2.806.597 lekë, për të justifikuar shpenzimet, investimet e kryera, si dhe kursimet e deklaruara në periudhën 2003-2016, arsyeton Brunilda Bekteshi. 

Ndërkaq, Drejtoria e për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka kryer kontrollin e figurës së gjyqtarit. DSIK-ja ka arritur në konkluzionin se gjyqtari është i papërshtatshëm, për vazhdimin e detyrës. Sipas këtij raporti, rezulton se në bazë të informacione të përcjella nga organet ligjzbatuese, ngrihen dyshime të arsyeshme se gjyqtari është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, kryesisht në atë të korrupsionit, për shkak të funksionit të tij, si dhe për favorizimin e personave të caktuar gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas hetimeve shtesë, ka konkluduar se raporti i DSIK-së për përfshirjen e gjyqtarit në praktika korruptive, është i pabazuar.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni në Vlorë/ A besoni se Shqipëria është kthyer në 'varr' për mbetjet toksike që vijnë nga jashtë?

Komento

Komente

  • O tej: 22/01/2020 16:40

    Keta jane bajgatve drejtrsise se malokut Berish

    Përgjigju
  • Miri: 22/01/2020 15:45

    Ky ka pagu 500 mije euro me kalu veting e dijn te gjithe

    Përgjigju
    • ela: 23/01/2020 08:58

      po te kishte aq lek do ta kishte lane punen me kohe . Mos shpifni kot .

    • Tiku: 22/01/2020 20:10

      Kur e ke marre vesh edhe ti maaa...