Përçarje në opozitë, aleati historik i PD prezanton i vetëm 36 kandidatët për Tiranën! Mediu: Kërkojmë reciprocitet dhe respekt (VIDEO)

Kur duhen edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në opozitën shqiptare situata është shumë e paqartë, madje tashmë kanë nisur edhe përplasjet.

Pas deklarimeve nga partitë e djathta pranë PD-së por edhe nga vetë LSI se kjo e fundit mund të dalë vetëm në zgjedhje, një tjetër aleat historik i Bashës ka bërë lëvizje që tregon për përplasje të forta brenda kampit opozitar.

Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane ka prezantuar 36 kandidatët për deputetët në Qarkun e Tiranës. Një lëvizje e tillë është një presion i hapur që i bëhet PD-së, teksa forca më e madhe në opozitë ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë me aleancat e saj.

Në mbledhjen e aktivit të Tiranës, kreu i PR-së Fatmir Mediu e mori fjalën pasi folën kandidatët për deputetë.

"E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshme të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë, për t`a bërë Shqipërinë Europiane, për të krijuar shanse dhe mundësi të reja", tha në fjalën e tij fort Mediu.

Madje kryetari i PR-së, pati një mesazh të fortë, që i drejtohet aleates së tij.

"Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash. E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon sëbashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit. Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së Partisë Republikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera. Kjo është trupa elektorale e Partisë Republikane. Këta do të jenë kandidatët, ju do të jeni kandidatët, në çdo qendër votimi, për të punuar të gjithë së bashku", tha ndër të tjera ai.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Përsëri: 13/01/2021 18:56

    O bo bo, u përça opozita, mandati i 7.

    Përgjigju
  • tosi: 13/01/2021 18:42

    Nje kandidat i sigurte ne listen humbese te sigurte te Fatmir Gerdecit eshte dhe Lymi Nurijes nga bregu i lumit qe shet pampersa ne hyrje te tregut madh.

    Përgjigju
  • Cubi: 13/01/2021 12:12

    Ah mor Medi e ke enderr ta besh shqiperin gerdec.!!!!!!!!!!!!!! Do edhe nja 30 te vrar e ti te pasurohesh. Po kot e ke I gjati do jua fus kete rash pak me shum. Ti beji pak fresk sali qenit edhe Mona baxhelles sic ke ber nga 30 vjet. Legena. Qylaxhinj.

    Përgjigju
    • Beki: 13/01/2021 12:32

      Ke fol

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?