Përdhunimi i 15- vjeçares nga roja i shkollës/ Familja zhvendoset në një qytet tjetër! Hysi: Dështuam të gjithë! Kodheli: Zyshat sot e kanë mendjen te minifundet

TIRANË- Familja e 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës dhe 3 shokët është larguar nga lagjja ku jetonte më parë drejt një tjetër qyteti. Një gjë e tillë u bë i ditur nga drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete”, e cila sqaroi se ky vendim është me qëllim mbrojtjen e vajzës dhe familjarëve të saj pasi jetonin në një pallat me abuzuesin.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën.  Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë", tha Xhafaj. Për deputeten Vasilika Hysi kjo ngjarje ka dëshmuar se kanë dështuar të gjitha institucionet për mbrojtjen e fëmijëve,

“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje,  por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare që shikon parrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karrierat tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, është shprehur Hysi.

Nga ana tjetër, deputeja Mimi Kodheli fjator është edhe sistemi arsimor, e ndërsa ka hedhur akuza të rënda për mësyesit, sipas së cilët nuk po e kryejnë siç duhet misionin e tyre. “Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija.  Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot s'merret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, ka thënë Kodheli. 

Gratë deputete u zotuan për përmirësimin e kuadrit ligjior për të identifikuar dhe parandaluar në kohë abuzime të tilla me të mitur si ai që u bë publik dy ditë më parë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lola: 05/06/2020 10:23

    Mjer ne kujt ja dorezojme femijet per tu shkolluar ...Dhe mjer ne ke kemi ministre arsimi qe nuk di te artikuloj .....

    Përgjigju
  • Dikush: 04/06/2020 21:04

    Njerzimi ka marre fund. Nuk behet me. Si ka mundesi qe "njerezit" (sepse vetem njerez nuk jane) te bejne kete gje. Ai roja nuk gjente dot nje nuse dhe ata cunat nga nje te dashur po shkojn perdhunojne vajza te mitura...

    Përgjigju
  • Iris: 04/06/2020 01:55

    Kur kane qene zyshat te pamartuara,pse murgesha kane qene!?

    Përgjigju
  • Timi: 03/06/2020 16:42

    Ta pranosh qe ke deshtuar dhe te rrish akoma ne karrige kjo eshte nje nga karakteristikat e republikave banane si kjo jona

    Përgjigju
  • meri: 03/06/2020 15:58

    Femrat Deputete ,Kodheli me shoqe....do te benin mire qe te mos flisnin,sepse eshte shembulli dhe puna e tyre e dobet qe shoqeria shqiptare po degjeneron...,kur ven ne Parlament bejne sfilat dhe gare me veshje.Kodheli ka 30-vjet ne parlament dhe nuk ka ber nji Regullore siç duhet per personelin mesimor,para se ti kritikoje se si vishen.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 03/06/2020 14:39

    asaj pjese te vogel te zyshave modelin ua jep, per se jashtmi e per se brendshmi, sfilata e deputeteve, jo vetem cdo te enjte. Dhe perseri eshte nje mrekulli qe nuk kane rreshqitur akoma aq sa kane rreshqitur politkanet dhe deputetet ne keto 30 vjet .....

    Përgjigju
  • Mimi: 03/06/2020 11:49

    C'do me thene :ne kohen tone zyshat ishin te pamartuara? Do nxirni ndonje ligj per ti ndaluar te martohen? E bukur eshte qe keto i thote nje femer qe ka qene striptiste.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 03/06/2020 11:43

    Te gjitha keto opinione nuk kane vlere fare sidomos kur vijne nga ligjvenes qe kane sistemin e arsimimit ne dore prej 7 vjetesh e me shume. Ato zysha qe e kane mendjen tek floket,buzet kane paguar leke me dore te marrin ate cope diplome. Ku parlamenti u mbush me mafioze e me trafikante keto rezultate do kesh ne shoqeri. Ju nuk keni deshtuar por keni dashur te deshtoni me qellimin e vetem ku zgjodhet PASURIMIN ne kurriz te DEGRADIMIT te shoqerise. Me mire nje zysh me buze e floke se sa te mbash nje turp te tere te shoqerise.

    Përgjigju
  • besa: 03/06/2020 11:26

    O hysi fole mire dhe vazhdove keq. Po i late gjerat pse si sheh policia jeni gabim. Policia nuk i sheh dot femijet perdite po prinderit,mesuesit, psikologet. Aty fillon dhe vazhdon te policia. Femijet duan urgjent mbeshteje te fuqishme nga ata qe kane afer te ngrene zerin dhe bashke te mbeshteten fuqushem nga policia. Jepini femijeve zeri te bertasin dhe mbeshterjen per ta bere kete

    Përgjigju
  • Populli: 03/06/2020 11:15

    Jo vetem zyshat por dhe politikanet mendjen tek minifundet.. Kur takohen para kuvendit komplimentojne njera tjetren per veshjet milooneshe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen