Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës, Manja-Gjonaj: Të ashpërsohet Kodi dhe të hiqet gjykimi i shkurtuar

Ngjarja e rëndë me përdhunimin e së miturës në Kamzë nga roja i shkollës ka rikthyer edhe njëherë debatin për dënimet e autorëve. Të  bëhemi barrikadë për zbatimin e ligjit pa ekuivok. Pas kësaj thirrje për të gjitha organet e drejtësisë, kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se do të propozojë heqjen e alternativës për gjykim të shkurtuar për autorët e veprave penale me të mitur dhe dhunën në familje teksa në seancë dëgjimore ishte ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Sipas Manjës autorët kanë përfituar nga kjo dispozitë ligjore, ndërsa kërkoi nga gjyqtarët dhe prokurorët të ngrihen në nivelin e  përgjegjësive. Ashpërsimi për veprat penale të dhunës në familje dhe ato me të mitur është kërkuar nga deputetja Elena Xhina, i cili ka gjetur dhe mbështetjen nga ministrja Gjonaj. Xhina ngre si shqetësim faktin që të gjendet mekanizmi i duhur që dhunuesit dhe të pandehurit të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. 

Ulsi Manja u kërkoi organeve të drejtësisë të mos mbyllin sytë, por të rrisin profesionalizimin, cilësinë dhe shpejtësinë e hetimeve. Sipas tij parandalimi është ilaçi më i mirë, por në funksion të tij shkojnë edhe vendimet e drejtpërdrejtë ta gjykatave.

Ngritja e Instituti për  të miturit kërkon një buxhet shumë të lartë arsyetoi ministrja Gjonaj edhe për këtë janë inspektuar disa godina, si ajo në Pogradec dhe nga ana tjetër bashkitë nuk ofrojnë burime njerëzore për të trajtuar të miturit. Deputetja Vasilika Hysi nga ana tjetër u shpreh se janë dhënë e po jepen shumë para për reformën në drejtësi dhe po lihet pas dore mbrojtja e të miturve. Në përfundim deputetët kërkuan edhe një kontroll parlamentar i situatës.

"Ngritja e infrastrukturës ishte e pamundur, inspektuam edhe godinën në Pogradec. Nuk mundet që një institut të jetë në një vend si Pogradeci ku nuk ofrohen të gjithë shërbimet. Instituti duhet të trajtohet si duhet dhe  me mundësi që të qëndrojnë me prindërit herë pas herë. Bashkitë nuk ofrojnë të gjitha burimet njerëzore të specializuar për të trajtuar të miturit. Janë nxjerrë akte nën ligjore për zbatim të këtyre dënimeve.

Ashpërsimi për veprat të dhunës në familje dhe abuzimit më të miturit. Numri i atyre që shkojnë në gjykata dhe janë dënuar janë të paktë. Shumë raste janë 5 -10 vjet dhe kjo do duhet të ashpërsohet të politikat penale për krime seksuale dhe abuzimet me fëmijët. Qendra për parandalimin e krimeve me të mitur është ngritur me urdhër të kryeministrit. Po bëjmë rekrutimeve për të vënë në funksion qendrën" tha Gjonaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit