Përdhunimi në Kavajë/ Një grup qytetarësh protestë para MAS dhe policisë: Jo më dhunë

TIRANË-Paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është zhvilluar një tubim i heshtur nga një grup aktivistësh në mbrojtje të vajzave dhe grave në shenjë proteste pas rastit të përdhunimit të 14-vjeçares në qytetin e Kavajës.

"Unë jam zgjuar që në mëngjes me idenë se do të gjeja shumë njerëz këtu. Duhet të ngremë zërin në një shoqëri patriarkale.

Duhet të drejtohemi te policia, media, rrjetet sociale dhe mënyra të tjera, pasi drejtësia do të vihet në vend" tha njëra nga vajzat që ishte në protestë.

Ndërsa një tjetër u shpreh se "Përdhunimi është i ndryshëm, nuk është vetëm fizik, por edhe psikologjik. Duhet të mbrojmë të drejtat tona".

"Heshtja simbolizon heshtjen e autoriteteve. Drejtësia të japë dënimin e merituar për autorët" tha një tjetër protestuese. Pas ministrisë së Arsimit, grupi i protestueseve marshoi në drejtim të Policisë së Shtetit.

Shqiparja.com dhe Report Tv ka vendosur që për rastin e përdhunimit të vajzës në Kavajë të mos publikojmë asnjë detaj mbi ngjarjen, përtej informacioneve që institucionet kompetente do të gjykojnë të domosdoshme t’i bëjnë publike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fsd: 10/02/2019 12:35

    Po pse i plasi per ate vajzen e shkret ketyre shurraqeve, problemi esht se duhet me bo ramen fajtor si e si te gjejn noi sebep dhe te ulerasin si qent, njera kishte shkruajt: Liza bejm nje filem bashk, po i jap un pergjigje: ec e bejm bashk se Liza esht e zen me pun, te pelqen moj shllir. Drejtohuni ne prokurori kte protest dhe ne gjykat dhe mos u kruni neper unj.

    Përgjigju
    • Robshi: 10/02/2019 13:59

      O shurraq...rama ska pergjegjesi per asgje né kete vend...ja kane fajin ministrat drejtoret administrata gjyqesori media sala mona ngelsat pedagoget etj... ka 20 vjet ska asnje pergjegjesi...dhe jo se ska realisht Po se ka debila e te trashe né maximum si puna jote qe e amnistojne cdo 2 vjet...mjeran sigurine publike e garanton policia e cila drejtohet nga ministri i cili emerohet nga kryeministri...

  • opioninion: 10/02/2019 12:30

    shteti mos lejo njerez te panjohur de dershkolles.TE kontrollohete celulare tehiqete chate erotike tendenohete ndenime te renda kushetuta llote nuk lejhotete futete as mesues as nxenes as drejtore dhe as prinder te perllunuesve dhe prinder te vihete paraligji te repte

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 10/02/2019 11:10

    Shkoni ne prokurori dhe gjykata o shoqeria civile e te shturrurit Besjan Peshes. Jane ata qe vendosin per denimet.

    Përgjigju
    • Robshi: 10/02/2019 13:52

      O i mjere quhet sensibilizim...

    • Fraiku: 10/02/2019 12:17

      Keta e kane mendjrn te vjedhin fonde.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri