Përdhunoi e vrau 21-vjeçaren greke, dënohet me burgim te përjetshëm shqiptari, abuzoi edhe me një vajzë invalide

Përdhunoi e vrau 21-vjeçaren greke, dënohet me burgim te përjetshëm shqiptari, abuzoi edhe me një vajzë invalide

Dy të dënuarit

GREQI-21-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Lucaj, dhe 23-vjeçarin grek, Manilos Bukuras, u dënuan me burgim të përjetshëm pas përdhunimit dhe vrasjes makabre të studentes greke Eleni Topaludhi.

Mediat e huaja raportojnë se Gjykata e Athinës nuk ka pranuar asnjë nga lehtësimet e kërkuara nga avokatët mbrojtës, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë për vrasjen e saj dhe 15 vite të tjera për përdhunimin e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit të vitit 2018, ku 21-vjeçarja Topaludhi u përdhunua, u dhunua dhe u hodh nga shkëmbi 10 metra në brigjet e zonës Fokia, të ishullit të Rodosit.

"Eleni u masakrua si një dele , si qengj i pafuqishëm. Eleni nuk donte, ajo rezistoi, ajo nuk pranoi, ajo luftoi. Ajo ishte e pafajshme por me fuqinë e shpirtit. Ajo nuk iu nënshtrua këtyre kriminelëve dhe pagoi me jetën e saj. Eleni ishte një vajzë me ëndrra dhe qëllime shumë të larta. Ai rezistoi me forcë të jashtëzakonshme në shtëpinë e terrorit. Nëse unë mund të lehtësoj dhimbjen tuaj, unë do t'ju them se ajo është një vajzë simbolike. Eleni rezistoi me heroizëm që askush nuk mund ta bëjë. Kjo është dhurata e jetës, ato janë mallkimi i jetës së tyre”, tha prokurorja, Aristotelia Doga në sallën e gjyqit.

Përveç këtij dënimi, 21-vjeçari shqiptar do të shkojë sërish në gjykatë më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19-vjeçareje invalide, bashkë me një 21-vjeçar rom.

Përdhunimi i 19-vjeçares invalide, po në ishullin e Rodosit, u krye vetëm 3 ditë pas vrasjes së Eleni Topaludhi, ndërsa akoma policia zhvillonte operacionin për identifikimin e trupit të pajetë që u gjet në brigjet e ishullit dhe vrasësve.

Viktima Eleni Topaludhi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë