Jo vetëm një qendër tatuazhesh, por dhe një 'fole' e kokainës !Vihen në pranga 2 të rinjtë në Tiranë! Si e përdornin biznesin për të shpërndarë drogë (EMRAT)

Jo vetëm një qendër tatuazhesh, por dhe një 'fole' e kokainës !Vihen në pranga 2 të rinjtë në Tiranë! Si e përdornin biznesin për të shpërndarë drogë (EMRAT)

Foto ilustruese

TIRANË- 2 persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit  pasi përdornin qendrën e tatuazheve në rrugën "Sulejman Dlevina" për të shpërndarë kokainë. Në pranga ranë Armando Behari, 23-vjeç, administratori i qendrës së tatuazheve dhe Brunald Shakaj, 33-vjeç.

Në ambientet e qendrës u gjetën dhe u sekuestruan lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Dy të rinjtë, njëri prej të cilëve, 33-vjeçari Shakaj kishte thyer madje dhe "Arrestin e Shtëpisë" për për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, duke dalë jashtë banesës.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë në qendrën e tatuazheve.

Nga hetimet rezultoi se 23-vjeçari, i cili administronte një qendër e tatuazhesh, në rrugën “Sulejman Delvina”, në të cilën kryente edhe aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike,bashkëpunonte dhe me 33-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë