Perëndimi ka folur një herë për Kodin

Perëndimi ka folur një herë për Kodin

Ilir Meta, Parlamenti

Zhurma e re rreth miratimit të Kodit Zgjedhor pas kthimit nga presidenti, nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të ri të Perëndimit, por me  një qëndrim të vjetër të Ilir Metës.

Kur Kodi u miratua në muajin shtator, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dhanë opinonin e tyre. Po ashtu dhe gjithë diplomatët e Perëndimit në Tiranë.

Pak a shumë ata ishin në nivelin e gjuhës diplomatike të SHBA, të cilët u ndjenë të respektuar që Kuvendi nuk preku marrëveshjen e 5 qershorit dhe shprehën keqardhje që nuk u arrit konsesus i plotë për ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare.

Në disa raste u theksua dhe përgjegjësia e PD dhe LSI me braktisjen e Parlamentit, që çoi në këtë gjendje.

Nga ky qëndrim nuk ka ndryshuar asgjë.

Ajo që Ilir Meta donte të bënte, ishte futja e miratimit të Kodit në një spirale, duke luajtur me kohën, që të dështonte zgjedhjet, pasi ka dështuar të aplikojë teorinë e bojkotit.

Nëse lexon arsyetimin e kthimit të Kodit nga Ilir Meta, që në fakt u drejtohet më shumë të huajve, ai kërkon të krijojë idenë se nëse Kodi miratohet kështu si është, nuk do të ketë zgjedhje.

Arsyetimi i tij për kthimin e Kodit, është një platformë e pastër bojkoti zgjedhjesh, por që ai e di që nuk aplikohet, për shkak të Partisë Demokratike, e cila rrezikon të shkrihet po shmangu dhe këto zgjedhje.

Mes hezitimit të PD për të bojkotuar dhe nevojës për të sabotuar zgjedhjet, Ilir Meta zgjodhi të lobojë duke kërcënuar me bojkot, me shpresë se Komisioni i Venecias do t’i shkonte pas planit të tij.

Për fat, Komisioni i Venecias ktheu përgjigje menjëherë, se nuk mund të japë një opinion urgjent për këtë çështje, dhe pas kësaj Parlamenti rrëzoi sot dekretin e Ilir Metës. Pra Parlamenti e priti “Venecian”.

Nëse Komisioni i Venecias ka ndonjë vërejtje për përmirësim, ai mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme.

Marrëveshja e 5 qershorit, që aq shumë i referohet Ilir Meta, në shumicën e saj është një marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme. Shumica  e vendimeve të saj, janë shtyrë të zbatohen në zgjedhjet që vijnë, siç është depolitizimi apo organizimi i ri i administratës së zgjedhjeve.

Në këtë pikë, nëse ka ndonjë ide për përmirësim nga “Venecia”, mund t’i bashkohen premtimeve të 5 qershorit për zgjedhjet e vitit 2025.

Ndaj çdo përpjekje për të ngritur një alarm të ri fallco për Kodin Zgjedhor, është thjesht një thirrje e dëshpëruar e Ilir Metës, që nuk po arrin dot të ç’dekretojë zgjedhjet dhe t’i prishë përsëri.

Dhe nuk e kuptoj se çfarë ka me këtë Kod, se Kryemadhi ka thënë që është shumë i mirë dhe opozita do të marrë 100 deputetë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/10/2020 23:24

    Meta don nje mut te madh se nuk nginjet me pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi