Përfitojnë 5 mijë lekë bonus për muajin prill, pensionistët: Të jepet çdo muaj! Marrim shumë pak pension, nuk na del

Enrik gjeometër, Xhenovefa mësuese, sot 92 dhe 80 vjeç, tregojnë  se me pensionet nuk iu dalin as 15 ditë. 32 vite që kanë lënë punën, të dy bashkë marrin 48 mijë lekë. Në vend të bonusit prej 5 mijë lekësh, miratuar të mërkurën nga qeveria, burrë e grua do të donin më tepër bonus mujor për ushqimin 

“Enrik Prenushi. 92 vjeç. 32 vjet në pension. Pensioni jonë, 15 ditë na shkonë. Nëse nuk kemi ndihmë tjetër, me ngrënë vetëm qumësht dhe bukë. Kjo shtesa për një muaj është teatro. Me këto çmime, bulmetrat janë bërë mos me u prek. Unë kam punuar gjeometër deri në 80 vjeç. Kam mbajtur një rezervë me ndihmu pensionet. 24 mijë marr pension. Pension, minimiumi duhet të jetë 40 mijë lekë. Pse nuk rrit pensionet, lëmoshë”, tha i moshuari.

“Jam Xhenovefa Prenushi, 80 vjeç. Është shtresë e pa përfisllshme. Kemi punuar një jetë të tërë, dhe me këto pensione janë qesharake. Kam punuar mësuese. Në zona të vështira. Jemi të indinjuar me trajtimin e kësaj shtrese. Kam 28 vjet në pension. Dhe tani më është bërë 24 mijë lekë. As 10 ditë me dash me jetu me standarte. Një pjesë e mirë e pensionit shkon për ilaçe. Bonusi është qesharak, një lëmoshë e turpshme. Të bëhet si jashtë, ku pensionistëve ju japin bonus ushqimi”, tregoi e moshuara. 

Ashtu si Enriku dhe Xhenovefa, të tjerë pensionistë tregojnë se paratë nuk ia dalin të mbyllin muaj. Kanë shpenzime, nga ushqimi tek ilacet, dhe bonusi nuk iu duket asgjë përballë faturave të fryra.

“Ne sikur të na japësh 1 milion në muaj janë pak. Sa më shumë aq më mirë”, tha një pensionistë.

“50 mijë lekë me çmimet që janë nuk shkon. Nuk e mban robin pensioni në Shqipëri. Me çmimet që janë nuk mjafton. Është lëmoshë e paktë”, tha një tjetër

“Unë 10 mijë lekë pension marr. Ja më dha këtë muaj, po muajin tjetër çfarë do të bëj.

Shpërblimi në shifrën 5 mijë lekë do t’i jepet pensionistëve në muajin prill. Premtimi ishte bërë nga kryeministri Edi Rama dhe është kësti i parë nga vjelja taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 31/03/2023 11:03

    Po ska leke per ju se si do vjedhin derrat e politikes?

    Përgjigju
  • Leku: 31/03/2023 07:27

    Eh more xhaxha, po kujt i del leku? Leku nuk del asnjehere, sado qe te kesh. Leku si del as atyre qe kane miljarda…ja shiko oligarket e medhenj, i del leku atyre? Shiko politikanet…gjithnje ne nevoje per lek edhe pse kane miljona. Makinat e tyre jane te shtrenjta, po ashtu shpenzimet per dashnoret, per shkollat e kalamajve, per rrobat, kepucet e oret e shtrenjta. Eh mor xhaxha te dish ti hallet e tyre, ate 50cen do ja jepje menjehere, se do te vinte keq per ta…

    Përgjigju
  • Iris: 31/03/2023 01:38

    Duhen bere reforma.Ne radhe te pare kontributet,shteti duhet te tregohet shume i ashper me bizneset qe bejne numra me kontributet.Se dyti,taksimi,pensionet dhe cdo gje tjeter del dhe nga taksimet.Nuk duhet te kete me leshime e falje e shtyrje sa i perket taksave.Se treti,duhen futur programe kontributesh e investimesh per te ndihmuar pensionet te ngjashme me ato qe jane ne U.S si /401 K/,apo /Roth ira/.Vertet jane nje koncept i panjohur ne Shqiperi,por dhe pensionistet amerikane e kane pak te veshtire po te mbeshteten vetem me pensionet qe jep IRS,keshtu qe e kane gjetur zgjidhjen me te tilla metoda.Shqiperia ka shume pune per te bere sa i perket pensioneve.

    Përgjigju
    • Ganiu: 02/04/2023 12:59

      Do te ishte e mundur te behej indeksimi i pensioneve ne raport me indeksin e inflacionit,5 mije lekeshi nuk eshte zgjidhje.Mesa kemi degjuar indeksimi do te behet ne tetor te kitij viti,pran ne fund te vitit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale