Përfituan 38 mijë euro nga mashtrimet në 'Facebook', shkon në 10 numri i të arrestuarve

Përfituan 38 mijë euro nga mashtrimet në 'Facebook', shkon në 10 numri i të arrestuarve

Një 29 vjeçar i shpallur në kërkim për "Mashtrim Kompjuterik", është vënë në pranga, pasi gjykata i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".

Shkëlzen Bytyçi në bashkëpunim me persona të tjerë për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social "Facebook', duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Muajin e kaluar me 7 korrik u arrestua kryetari i rrjetit të hakerave, një 30 vjeçar nga Kukësi. Në këtë rrjet janë përfshirë 10 persona nga 21 deri në 48 vjeç, mes të cilëve edhe dy vajza të cilët u vunë në pranga.

Ndërkohë që 29 vjeçari, Shkëlzen Bytyçi ishte shpallur në kërkim nga policia dhe u arrestua ditën e sotme, për të vuajtur dënimin si pjesa tjetër e grupit.

Kryetari i këtij grupi, 30 vjeçari nga Kukësi, Enerik Peka ishte një person aktiv në rrjetet sociale duke postuar edhe foto me anëtarë dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë