‘Përforcim’ për një kategori të caktuar qytetarësh, Biden merr dozën e tretë të vaksinën Pfizer live

‘Përforcim’ për një kategori të caktuar qytetarësh, Biden merr dozën e tretë të vaksinën Pfizer live

Presidenti i SHBA, Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA, Joe Biden mori dozën 3 të vaksinës Pfizer, kundër COVID-19.

Ai zgjodhi të bëjë live vaksinën, për të bindur qytetarët se nuk duhet të kenë dyshime lidhur me dozën e tretë përforcuese. Rekomandimi i kësaj doze u bë disa ditë më parë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për një kategori të caktuar, e cila është më e rrezikuar dhe më e ekspozuar ndaj armikut të padukshëm.

“Ashtu siç bëra dozën e parë dhe të dytën, po bej edhe të tretën, dhe jam gati ta bej atë publikisht”, u shpreh ai.

Pasi mori dozën e tretë, Biden bëri edhe një thirrje për vaksinim.

“Ne duhet të vaksinohemi, Ju lutem, bëni gjen e duhur, merrni vaksinën. Mund të shpëtoni jetën tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve kjo dozë vjen për një mbrojtje më të fuqizuar të një kategorie të caktuar njerëzish, por nuk pritet që të ndryshojë trajektoren e pandemisë. Ajo çka mund të ndryshojë vërtet rrjedhën e pandemisë, është vaksinimi i të rinjve.

SHBA, ishte një ndër vendet më të “goditura” sa i përket pandemisë së COVID-19, por kjo situatë është stabilizuar. Kjo falë vaksinimi masiv të qytetarëve i cili ka qenë mjaft intensive dhe masave. Deri më tani të paktën 77% e qytetarëve të rritur kanë marrë njërën prej dozave, ndërsa 22% refuzon të bëjë vaksinën

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale