Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë mesditën e sotme, kodrat e Peshtanit në Fier.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e forte, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektiv të plotë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Po sipas Hykës, zjarri i sotëm mendohet të jetë riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.
Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave të Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare. Ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit të thyer kodrinor , ndërsa era e fortë e vështirëson edhe më shumë shuarjen e flakëve. Aksionit për fikjen e zjarrit i janë bashkuar edhe banorët e zonës të cilët po u vijnë në ndihmë forcave zjarrfikëse, duke përdorur mjete rrethanore.
Policia ka shoqëruar E.M dhe bashkëshortin e saj J.M, pasi zjarri fillimisht ra në tokën e tyre në fshatin Peshtanbregas e më pas në u përhap në sipërfaqet me ullinj, që ndodhej pranë kësaj toke.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
5.1%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1344
Lajme të tjera
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Lushnjë e Fier marrin pjesë në meshën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit
5 Maj, 07:35
-
Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë! Drejtoresha e Parkut: Ekspozohen mozaikët e vilave romake
4 Maj, 17:48
-
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor
4 Maj, 12:24
-
Fermerët e Divjakës nxjerrin në treg pataten e 'pranverës', arsyeja pse kushton më shtrenjtë
2 Maj, 14:01
-
FOTO/ U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital
2 Maj, 10:17
-
Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati! Polici i burgut rrihet me sende të forta
1 Maj, 15:23
-
Fier/ Vranë me thikë dhe hodhën në kanal 23 vjeçarin nga Tropoja, arrestohet autori i dytë! ishte dënuar me 19 vite burg (EMRI)
30 Prill, 13:12
-
Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Fier
30 Prill, 12:34
-
Fier, përplasen dy automjete tek 'Ura e Mbrostarit', drejtuesja e Wolksvagenit dërgohet në spital
30 Prill, 11:48
-
FOTOT/ Vijon puna për transformimin e shkollës ‘Naim Frashëri’ në Fier
30 Prill, 08:31
-
Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, plagosen gjyshja, djali dhe nipi (EMRAT)
28 Prill, 14:11
-
Mallakastër/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, policia i gjen në makinë armë zjarri dhe municion luftarak
28 Prill, 12:07