Shkak u bë një shkëndijë elektrike, shkrumbohet banesa në Fier! Familja me 7 anëtarë, në qiell të hapur! Shpëton ‘mrekullisht’ e mitura

Një banesë është shkrumbuar nga flakët këtë të dielë në lagjen ‘Xhemaj’ në Cakran të Fierit. Pas shuarjes së flakëve u vu re se të gjitha orenditë shtëpiake brenda banesës ishin shkrumbuar plotësisht.

Kryefamiljari, Adil muskaj tregon se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërsa bëri me dije se gjatë momentit që kishte pikasur flakët, kishte hyrë në shtëpi për të nxjerrë mbesën e tij e cila ndodhej brenda.

“Shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Janë djegur komplet mobiljet dhe çdo gjë brenda në shtëpi, janë shuar të gjitha. Brenda ishte edhe një fëmijë, kur pashë flakët hyra dhe e nxora nga banesa”- tha kryefamiljari.

Ndërsa fqinjët e familjes 7 anëtarëshe, kërkuan që bashkia dhe institucionet shtetërore të ndërhyjnë për të ndihmuar pasi pronarët e shtëpisë nuk kanë mundësi financiare të përballojnë dëmet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Shkrumbimi i banesës në Fier, shpëton për ‘mrekulli’ e mitura! Familja prej 7 anëtarësh, në qiell të hapur! Kryefamiljari: Çdo gjë është shuar

1676209832_77.JPG

Banesa që u shkrumbua këtë të diel në lagjen Xhemaj  ne Cakran te Fierit, ka lene ne qiell te hapur familjen 7- anetarëshe qe jetonte në të. Kryefamiljari Adil Muskaj tregon se shkak i zjarrit ishte një shkendije elektrike teksa pohon se të gjitha orenditë tashmë janë djegur.

Në momentin e renies se zjarrit në banesë ndodhej mbesa e Adilit i cili ndërhyri menjëherë për ta nxjerrë nga banesa ndërkohe qe flaket u perhapen menjehere në të gjithë ndërtesën. Pavarësisht nderhyrjes së zjarrfikësve , orenditë u shkrumbuan tërësisht.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA