Përfshihet nga flakët një banesë në Ravonik të Korçës

KORÇË- Një banesë në fshatin Ravonik është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve nga policia zjarri ka rënë nga shkaqe aksidentale ndërsa zjarrfikësja ndodhet në terren për të bërë te mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht po punohet edhe për të evidentuar dëmet të cilat për shkak të tymit të madh nuk dallohen, ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

'Mbrëmjen e sotme, në fshatin Ravonik, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. D. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur shuarjen e zjarrit.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve