Përfshihet nga flakët një pallat në Kinë, digjen për së gjalli 5 persona

Përfshihet nga flakët një pallat në Kinë, digjen për së gjalli 5 persona

Pesë persona humbën jetën sot, kur flakët e zjarrit shpërthyen në një kompleks pallatesh në qytetin Xi’an, kryeqyteti i provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore.

Zjarri ka rënë në orën 13:21 me orën lokale në një pallat në rrethin Weiyang.

Mediet vendase shkruajnë se forca të forta zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë shpëtuar tetë persona, ndërsa pesë të tjerë kanë vdekur. Zjarri u shua në orën 13:50, rreth gjysmë ore pasi filloi, sipas zjarrfikësve të qytetit kinez. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet