Përfshihet nga zjarri rreth 200 rrënjë ullinj në Sarandë dhe dhjetëra pemë agrume, flakët shkaktojnë dëme të shumta

Një zjarr i madh ka përfshire një parcelë me qindra rrënjë ullinj dhe vreshtari në Sarandë. Zjarri ka rënë në fshatin Volloder, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e flakëve.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur rreth 200 rrënjë ullinj, portokalle dhe rrush. Një nga pronarët shprehet se zjarri ka qenë i qëllimshme dhe kërkojnë ndihmë nga shteti për rimbursimin e dëmeve.

'Janë 200 rrënjë ullinj dhe 50 rrënjë agrume dhe rrush. Zjarri kishte përfshirë gjithë vreshtarinë. Nga shteti kërkoj dëmshpërblim. '- tha pronari i vreshtit.

Ndërkohë që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një cigare që mund të jetë hedhur nga xhami i një makine.

Zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë që të ndërhyrjen për shuarjen e flakëve për shkak të terrenit, por tashmë kanë mundur që të izolojnë një pjesë të flakëve. Tashmë zjarri vijon në zonën me shkurre mbi vreshtari. Zjarrfikësit po punojnë me mjete të tjera për shuarjen e flakëve për shkak se mjetet e ujit nuk mund të ndërhyjnë.

Prej disa ditësh vendi ynë po përballet me të nxehtin afrikan dhe rreziqet për rënien e zjarreve janë të mëdha.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd