Përfundimi i koncesionit të Qeverisë Berisha për kolaudimin/ Dashamir Shehi në Report Tv: Lajm shumë pozitiv, ishte korruptiv (VIDEO)

Lajmi se fundi i vitit 2020 do të shënojë edhe fundin e një prej koncesioneve më të debatuara në Shqipëri që është dhënë nga Qeveria Berisha, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, për ish-deputetin, aktualisht aleat i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi është një lajm shumë pozitiv.

"Pozitive është. Unë nuk pres mrekullinë por është pozitive sepse një koncesion më pak. Unë i kam konsideruar koncesionet në përgjithësi se janë korruptive, si ato të qeverisë së vjetër, si ky i kolaudimit, si  ato të Qeverisë aktuale.

Nga shërbimi do të përfitojnë qytetarët. Por ndoshta edhe kjo si ndërmarrje shtetërore nuk është çudi që të bjerë në korrupsion siç kthehen institucionet shtetërore në Shqipëri.  Është pozitive sepse nuk po rinovohet një koncesion. Po krijohet idea se çdo koncesion duhet t'i nënshtrohet një debati politik. Dhe kjo do ta bëjë të mendojnë shqiptarët se shiko si u mburrur kjo Qeveri se u mbyll koncesioni mirëpo koncesionet e rrugëve i kanë marrë miliarda shqiptarëve. Ndaj siç kanë bërë mirë që nuk e kanë rinovuar këtë koncesion ne duhet të dyshojmë në mënyrë permanente në çdo koncesion", tha Shehi.

Kujtojmë se burime për Report Tv nga Ministria e Infrastrukturës konfirmuan që para pak ditësh se me përfundimin e afatit të koncesionit për kontrollin teknik të mjeteve, ky shërbim do ti kalojë DPSHTRR-së.

Ky shërbim ishte monopol, i konsideruar si korruptiv nga socialistët që kur ishin në opozitë.

DPSHTRR për Report Tv ka nënvizuar se kalimi i kontrollit nën kompetencën e tyre do të ulë kostot për qytetarët, por nuk dihet se sa do të rëndojë kostoja e mbikëqyrjes në faturën që do të paguajë çdo drejtues mjeti për kolaudimin e makinës.

Ndërkohë që Kryeministri Rama njoftoi sot se rregulla të reja do të aplikohen nga 1 janari për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Listat në zgjedhjet 2021/ Shehi: Kemi marrëveshje me Bashën, preferojmë listën e PD-së. LSI ka target tjetër (VIDEO)

Në intervistën e dhënë për Report Tv, Ish-deputeti, Dashamir Shehi, është shprehur se ccështja e mënyrës se ma sa lista do të shkojë opozita në zgjedhjet e viti 2021 nuk është e rëndësishme.

Sipas tij e rëndësishme është fakti që e gjithë opozita ka një marrëveshje për rrëzimin e z. Rama.

"Unë do të preferoja të shkonim me PD. LSI ka një target personazhesh të vetat, vota të vetat që janë të majta. Këtu po lufton edhe LSI. Territori im dhe i ynë është e djathta tradicionale. PD në përgjithësi ka qenë një parti e qendrës së djathtë. Dhe mirë ka bërë se një parti e madhe sot tenton të shkojë drejt qendrës.

Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë. Amalgama që e mban lidhur këtë opozitë është raporti me qeverisjen e Rilindjes, që po na lë edhe jashtë Evropës.  Kjo është ajo që na lidh. Vetë do të preferoja të ishim në krahun e djathtë.

Çështja e listave është një temë që ne e kemi mbyllur. Kemi bërë një marrëveshje që kur kemi dalë nga parlamenti.  Pikërisht për orientimet ideologjike. Një listë mund të jetë e qendrës së majtë, tjetra tenton më shumë djathtas. Ne nuk merremi më me çështje listash.

LSI është parti e madhe, e dyta pas PD-së. Ka targetin e vet. Unë do të shpresoja që të rriteshin, sidomos majtas sepse do të reformonin edhe pjesën  majtas", tha ndër të tjera Dashamir Shehi.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VANGJUSH BLETA: 02/12/2020 15:33

    O çfar tmerri dash gabzherri po bo politik prej 30 vjetësh. O mor dash dopjo rakia nuk bohet Shqipria me i dopjo e paçe derri mre jahu. Ty o dash dopjo rakia do të çojm për pensjon e aty ke raki sa të dush e munesh dhe domino të lush. Se populli Shqiptar ty të ka par se çfar ke bo sa me një parti e sa me jargavitje për me siguru atë karike. Maroi maroi dash rakia tani ik te shpia. Çfar turpi është që një njeri i till të ri në politik.

    Përgjigju
  • Max: 02/12/2020 13:50

    Në Itali Makina me 0 km nuk kolaudihen për 4 vitet e para...?!?!

    Përgjigju
  • I Dashi: 02/12/2020 13:48

    Te rujt Zoti ... pijanecet nuk i ha as qeni as gjarperi... nuk i vret as rrufeja.., se nuk bie rrufeja ne hale...

    Përgjigju
  • dashi: 02/12/2020 13:28

    Nje laraman qe mbeti pas Saliut,pa dinjitet ka 30 vjet qe zvarritet sa tek Zogu,sa tek Berisha e tani se fundmi tel Luli i shqupit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS