Përfundimisht janë ndarë, zbulohet arsyeja pse mori fund romanca e Vivien Thano dhe Getinjos

Përfundimisht janë ndarë, zbulohet arsyeja pse mori fund romanca e Vivien Thano dhe Getinjos

Getinjo dhe Vivien Thano

Romanca që lindi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova mes këngëtarit të njohur Getinjo dhe Vivien Thano, u përfol si një lidhje që nuk do të zgjasë shumë dhe kështu ka ndodhur pasi çifti i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë më parë.

Dyshja edhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother vazhduan po njësoj romancën e tyre dhe shpesh janë përfolur për kriza të vazhdueshme në lidhjen e tyre të shkurtër, të cilat i kanë përgënjeshtruar.

Këto aludime u përforcuan pas postimeve të reperit Getinjo në Instagramin e tij, ku njoftoi fansat se po kalonte një fazë depresioni dhe të gjithë dyshuan se kjo lidhej me Vivien, mirëpo ai vetë tha se kjo situatë nuk ka të bëjë me këtë të fundit.

Por gjithçka tashmë është e dukshme, çifti nuk janë më bashkë dhe thashethemet për ndarjen e tyre që qarkullojnë prej ditësh janë të vërteta.Duket se shkas për këtë janë bërë debatet e vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së përbashkët.

Raportohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të ditëlindjes së 30-të të Getinjos. Arsyeja e këtij konflikti, mbetet sërish mister.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt