Përfundon afati 10 ditor, Fletorja Zyrtare nuk 'njeh' dekretin e Metës për 13 Tetorin

Përfundon afati 10 ditor, Fletorja Zyrtare nuk 'njeh' dekretin e Metës për 13 Tetorin

TIRANE-Tre ditë para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, pra në datë 27 Qershor, Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 13 Tetor si datën e re të zgjedhjeve në Shqipëri. E ndërsa vendimi për zhdekretimin e 30 Qershorit u botua menjëherë pas firmës së Presidentit, ndryshe ka ndodhur me dekretin e dytë për datën e re. Afati për botimin e dekretit është 10 ditë, por tashmë ka kaluar dhe Qendra e Botimeve Zyrtare nuk e ka zbardhur.

I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Gert Shella u shpreh se 'ligjvënësi ka vendosur për botimet zyrtare, por jemi në pikën që qendra e botimeve zyrtare ndryshe nga sa ka bërë deri tani, si me dekretin e parë, nuk e ka botuar dekretin e fundit, edhe pse kanë kaluar 10 ditë'. Tashmë pritet për t'u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Qendra e Botimeve Zyrtare është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

QBZ ka si funksion publikimin e akteve normative në fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tyre në fuqi pas publikimit. Ajo publikon gjithashtu Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, kodet dhe përmbledhjet e legjislacionit në fusha të ndryshme duke mundësuar aksesin e publikut në informacionin ligjor. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi, ndërsa shumica e vendosur zhvilloi zgjedhjet, ndërsa për dekretin e dytë kreut të shtetit nuk i është bindur Qendra e Botimeve Zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje