Mbaron afati, 8900 biznese të pafiskalizuara do të kalojnë në status pasiv! Nga sot ka gjoba! Drejtoria e Tatimeve asnjë reagim për 15.000 subjektet që punojnë me kasa të vjetra

Afati për fiskalizimin është mbyllur. 30 qershori ishte dita e fundit dhe tashmë administrata tatimore do të bëjë kontrolle dhe do të ketë të drejtën e vendosjes së gjobave për të gjithë ata që nuk janë fiskalizuar. Sipas Ministrisë së Financave ende 8900 biznese ende të pafiskalizuara, dhe që prej muajsh nuk raportojnë xhiro dhe do kalojnë shumë shpejt në status pasiv.

Ndërkohë që kemi të bëjmë me 15.000 biznese të tjera që kanë marrë certifikata për fiskalizim por nuk janë të pajisura me mjetet për të prerë faturat. Në shumë raste ato përdorin kasa fiskale të cilat nuk “përshtaten” me sistemin e ri të fiskalizimit. Pra, biznese të cilat vazhdojnë me kasa të vjetra dhe nuk respektojnë ligjin, ndërkohë që nga ana e Drejtorisë së Tatimeve nuk reagohet fare për këtë problematike dhe nuk ka asnjë veprim.

2 ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi se nga 1 janari 2021 është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH, që janë rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa mbi 4500 tatimpagues të biznesit të vogël pa TVSH kanë aplikuar për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit.

“Në total, referuar të njëjtës periudhë, janë lëshuar 407,353,527 fatura të fiskalizuara. Ndërsa pritet fiskalizimi i rreth 10% tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, duke përjashtuar këtu tatimpaguesit, që nuk ushtrojnë aktivitet, e megjithatë nuk mund të kalojnë në status pasiv, për shkak të detyrimeve të papaguara, etj”.

Praktikisht për këtë shkelje subjektet duhet të ndëshkohen, pasi duke përdorur kasat e vjetra, ata lëshojnë fatura të pa fiskalizuara. Në total sipas tatimeve deri në 27 qershor janë lëshuar 407 milionë fatura të fiskalizuara. Fiskalizimi nisi të aplikohej me tre faza, ku në të parën nisën zbatimin bizneset e mëdha që kishin transaksione me shtetin prej janarit 2021, në fazën e dytë ishin transaksionet biznes-biznes, dhe faza e tretë ishte fiskalizimi i faturave biznes-konsumator. Me implementimin  e këtij sistemi çdo transaksion regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

 

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet