Përfundon hetimi për Fjolla Morinën, dosja kalon për gjykim

Përfundon hetimi për Fjolla Morinën, dosja kalon për gjykim

Fjolla Morina

Përfundon hetimi për Fjolla Morinën, dosja kalon për gjykim. Burime për Report Tv bëjnë me dijes e Prokuroria do kërkojë pushim çështje për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla e Fitim Muja.

Aktualisht këngëtarja është nën arrest shtëpie pasi u kap me 2 pistoleta në makinë teksa udhëtonte drejt Shqipërisë.

Ajo u ndalua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës teksa në makinë po udhëtonte dhe me dy persona të tjerë, biznesmenin Fisnik Syla me të cilin ka dhe një marrëdhënie.

Biznesmeni madje i ka propozuar dhe për martesë ku këngëtarja vetëm pak ditë më parë shpërndau në rrjetin e saj social Instagram një buqetë me lule krah së cilës ishte dhe një unazë.

Ndërsa personi i dytë është dhe Fitim Muji  shoferi personal i Fjolla Morinës. Të dy këta u është përcaktuar detyrim paraqitje në gjykatë pasi në armët e gjetura nuk kishte shenja gishtërinjsh.

Kujtojmë që njëra prej tyre ishte armë e vërtetë gati për qitje ndërsa tjetra ishte pistoletë-çakmak.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale