Përfundon investimi në Spitalin e Traumës, Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore, shërbim dinjitoz për qytetarët

Përfundon rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në korpusin spitalor të Spitalit Universitar të Traumës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri, i ndërtuar sipas standarteve bashkëkohore.

"Pas përfundimit të Spitalit Qendror në QSUT, një vepër tjetër e rëndësishme po përfundon, investimi në godinën e sëmundjeve të brendshme në Spitalin Universitar të Traumës. Ky spital intern ka të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore që ne duam të kenë spitalet tona, për të ofruar shërbime dinjitoze ndaj pacientëve. Eshtë një spital, i cili ka kapacitete prej 60 shtretërish, me mundësi për t’u zgjeruar. Për herë të parë ne kemi edhe një investim në këtë godinë përsa i përket shërbimit të konsultave",- tha Manastirliu. 

Gjatë takimit me mjekët e Spitalit të Traumës, Ministrja Manastirliu nënvizoi se nga muaji tjetër, do të kemi një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialistë, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë. Gjithashtu edhe për mjekët dhe infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor do të rritet në masën 7% këtë vit. 

Në Spitalin e Traumës, ka përfunduar investimi në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, ku janë rritur kapacitetet dhe shumë shpejt do të jetë në shërbim të qytetarëve me standardet më të mira, me një kapacitet me 60 shtretër. Për herë të parë do të përfshihet edhe një strukturë ambulatore me kapacitete të shtuara, duke lehtësuar edhe korpusin qëndror nga fluksi ditor dhe duke përmirësuar edhe kohën e pritjes dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervis rrapi: 05/04/2023 15:00

    Bravo te dy hajdutet bashke kane edhe klinike private JETA qe dergojne pacientet qe ti rrjepin ....gjithe diten rrine tape topi te lokali perballe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare

Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare