Përfundon licensimi i klubeve shqiptare për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021

Përfundon licensimi i klubeve shqiptare për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021

Ka përfunduar ditën e sotme procesi i licensimeve për klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021.

Sipas FSHF-së kjo fazë sapo ka përfunduar, por nuk ka publikuar emrat e klubeve të liçensuara në mënyrë që të mos ndikojë në garën e këtij sezoni.

"Komisioni i Licensimit të Klubeve, pasi ka shqyrtuar në detaje të gjithë dosjet e skuadrave të meshkujve dhe femrave, ka marrë vendimet përfundimtare të cilat i janë komunikuar klubeve kandidate. Klubeve i është kërkuar të mos bëjnë publik vendimin e marrë nga Komisioni në mënyrë që vendimi të mos ndikojë në garë. Pas përfundimit të kompeticioneve, Federata Shqiptare e Futbollit do të informoj grupet e interesit dhe opinionin publik mbi skuadrat që janë licensuar dhe ato klube që nuk kanë plotësuar kriteret e licensimit e i është refuzuar aplikimi. Risia e këtij viti në procesin e licensimit është se janë përfshirë dhe skuadrat e Vllaznisë dhe Apolonisë nga futbolli femrave. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Ëomen’s Champions League dhe UEFA Youth League me 6 skuadra", thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në kompeticionet e klubeve europiane (meshkuj dhe femra) me 6 klube.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve