Përfundon ndërtimi i Lotit 2 të Unazës Lindore në Tiranë, segmenti i hapur për kalimin e mjeteve (VIDEO)

Punimet në lotin 2 të Unazës Lindore të Tiranës kanë përfunduar plotësisht me shtrimin e shtresës së asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kësaj Unaze ku aktualisht punimet kanë përfunduar dhe rruga ka marrë formë sipas standardeve më të mira.

‘Mirëmëngjes dhe me Lotin 2 të Unazës Lindor në kryeqytet tashmë i përfunduar, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet.

Loti II është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.

Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 04/08/2022 11:34

    T'i gezoni leket qe po vidhni !

    Përgjigju
  • abc: 04/08/2022 10:36

    Si nje person qe e ben cdo dite kete mund tju them qe eshte nje veper shume e rendesishme dhe lehtesuese per trafikun... por qe ende nuk eshte perfunduar plotesisht! Kam pershtypjen qe do mbyllet dhe rihapet dhe disa here te tjera!

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/08/2022 09:31

    Bukur shumë, por këto rrethërrotullime të shumta nga të dya anët qfar funkcioni kan kur nuk ka kryqëzim rrugësh. Mu këtu me rrethërrotullime dekor pa nevojë janë bër edhe Mega vjedhjet dhe abuzimet (20-30 mil € për kilometer)…!

    Përgjigju
    • Lala: 04/08/2022 10:32

      Jan hyrje dalje per ne FARKE te madhe ATO rrethrrotullimet .po kur sdi gje Mos fol kot se ti max durrsin ke pa ne SHQIPERI.ka gjersa te tjera per te kritikuar te kjo rruge Jo rrethrrotullimet.

  • Shkoza...: 04/08/2022 09:28

    E perfunduar??????????????? Shkoni shikojeni si ngushtohet autostrada nga tre ne 1 korsi ne mes te saj. Rruge e lene rrugeve po (cit.)

    Përgjigju
    • Ani: 04/08/2022 12:19

      Ke plotesisht te drejte. Rruga nuk ka perfunduar akoma. Keta ta shesin sapunin per djathe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake