Përfundon parkimi nëntokësor në Gjirokastër, Rama: Do t’i japë frymëmarrje të re qytetit të Argjiros

GJIROKASTËR- Parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër është gati! Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, si dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi, inspektuan punimet e fazës së dytë të projektit, që ka të bëjë me riveshjen me gurë të hapësirës së madhe këmbësore.

Sipas kryeministrit Edi Rama, parkimi do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë.

Ministrja Kumbaro u shpreh se pjesa lart e parkimit do të jetë shesh publik.

“Poshtë janë harqet e parkingut të cilat do vishen me gurë, ndërsa kjo do jetë e gjitha pjesë e projektit të rikualifikimit për ta bërë të përdorshme qoftë për fëmijët, por dhe për publikun sepse vazhdojmë të jemi mangut me hapësira publike, lulishte. Ky pastaj do jetë gjithë sheshi publik që do jetë me motive, jo riprodhim fiks i kalldrëmit. Këtu fillojnë pllakat me dizajnin e ri. Ka tjetër motiv. Pra, risjell motivin e Gjirokastrës me gurë por nuk do jetë riprodhim i kalldrëmit.” – shpjegoi Ministrja Kumbaro.

Parkimi nëntokësor prej 300 vendesh i jep qytetit një qendër të madhe këmbësore, shmang trafikun nga Pazari i Vjetër dhe krijon një oaz të ri urban nën Sheshin e Çerçizit duke lidhur lagjen poshtë me qendrën dhe fuqizon profilin monumental historik të qytetit.

Parkimi nëntokësor në Gjirokastër i jep një cilësi të re zonës historike. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit