Përfundon regjistrimi i pronave në lagjen historike të kalasë së Elbasanit, Lame-banorëve: Aplikoni për të marrë certifikatat e pronësisë

Ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive në lagjen historike të Elbasanit. Drejtori i Kadastrës Artan Lame teksa ka shpërndarë disa certifikata të pronësisë për banorët e kësaj zone kadastrale (8524), tha se në Kalanë e Elbasanit nuk ishte bërë asnjëherë regjistrimi fillestar. Përfundimi i këtij procesi i jep mundësinë të gjithë banorëve të lagjes së kalasë të aplikojnë për të marrë certifikatën e pronësisë, pra regjistrimi zhbllokon procesin e legalizimeve për këtë zonë.

“E gjithë zona kadastrale ku përfshihet edhe kalaja ka pasur një problem të vjetër që është ai i regjistrimit fillestar. Nuk ishte bërë asnjëherë regjistrimi fillestar. Është bërë pikërisht regjistrimi fillestar i kësaj zone, i cili i jep mundësinë qytetarëve që të vijnë të bëjnë aplikimin për të marrë certifikatën e pronësisë, qoftë për shtëpitë e reja, qoftë për shtëpitë e vjetra ato të para ’90, qoftë edhe për legalizimet që nuk mund të bëheshin pa përfunduar regjistrimin fillestar. Regjistrimi fillestar ka nisur 1994 për herë të parë dhe është absurde që pas 30 vitesh tu themi qytetarëve që nuk e bëmë, por ka vetëm 2 vite Kadastra Shqiptare që e ka marrë këtë proces me themelm” u shpreh Lame. 

Duke komunikuar me qytetarët që morën sot certifikatat e pronësisë, Lame vuri theksin edhe tek shërbimet online që ofrohen në e-Albania.

“Sot ne do të japim certifikatat e pronësisë për disa banorë, dhe shkoni ju të tjerët aplikoni për të marrë certifikatën. Çdo herë tjetër që mund t’ju duhet certifikata futuni në E-Albania dhe mund ta merrini nga aty”, tha Lame. 

Nga regjistrimi fillestar në këtë zonë, përfitojnë rreth 7700 pasuri certifikatën e pronësisë apo legalizimin.

“Kalaja e Elbasanit është ndërtuar përpara 500 vjetësh, ka 400 vjet që është e banuar dhe në asnjë epokë as Zogu, sulltani jo e jo, as Enver Hoxha dhe as ne këto 30 vjet demokraci, nuk ishin dhënë asnjëherë certifikatat e pronësisë dhe kjo është absurde. Janë gjithsej në këtë zonë kadastrale 7700 pasuri që marrin dokumentin e pronësisë. Shpresoj dhe besoj se edhe pas 100 ose 200 vjetësh ky proces nuk hapet më, dhe njerëzit do të kenë dokumentin e pa lëvizur dhe për 200 vjet”, tha Lame.

Kësaj problematike të madhe me regjistrimin fillestar dhe me legalizimet, i dha zgjidhje ligji ‘Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në republikën e Shqipërisë’ tha deputeti i PS-së Damian Gjiknuri.

“Falë vendimeve dhe ligjit që u bë në vitin 2020, për procedurat kalimtare të pronësisë, hapi mundësinë që të legalizohen të gjitha ndërtimet e para 90’. Në po flasim edhe me Ministrinë e Kulturës që të gjejmë fonde financimi për të financuar shtëpitë e vjetra për ti rinovuar”, tha Gjiknuri. 

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja përfundimi i këtij procesi, është shtysë për të mbyll edhe problematika të tjera me pronësinë.

“Kalaja ishte një nga zonat e paregjistruara, por ka edhe zona të tjera që kanë këtë problem. Kalaja ishte edhe një shtysë që duhet ti jepnim të gjithë këtij procesi. Do të vazhdojmë në të gjitha në zonat e tjera të qytetit”, tha kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thoma Blana: 26/01/2022 15:42

    O lame fillove per zgjedhjet ti ,shyqyr .29 vjet pres legalizimet nga ju edhe pse u votojm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet