Përgatitja e aperitivëve të famshëm
italian, Dushkaj për “Rreze Dielli”

Përgatitja e aperitivëve të famshëm<br />italian, Dushkaj për “Rreze Dielli”
Tre koktejle tipike Italiane nga ato që i gjen në çdo bar ishin pjesë e mëngjesit në “Rreze Dielli” nga barman Ilir Dushkaj. Tre aperitivët me bazë biteri u shpjeguan dhe u përgatitën nga Iliri shumë thjeshtë për t`u përvetësuar e pse jo për t`u përgatitur dhe në shtëpitë tonë ku miqtë që na vizitojnë të mund t`i kënaqim në këto ditë të nxehta.

koktejle

Biteri është i freskët, heq etjen dhe hap oreksin ndaj këshillohet të konsumohet si aperitiv. Koktejli i parë është “Spritz” i aromatizuar me aperol. Shumë thjeshtë për t`u përgatitur me tre përbërës soda water, spumante dhe aperol.

koktejle
(Në foto: Koktejli “Spritz” i aromatizuar me aperol)
 
Koktejli i dytë nga Milano është “Kampari” i cili ka dy përbërës ujin tonik dhe kamparin.

koktejle
(Në foto: Koktejli "Kampari”)

Koktejli i tretë “Disarono Sour” me shumë akull ka bazën me shurup sheqeri, lëng limoni si dhe disarono.

koktejle
(Në foto: Koktejli “Disarono Sour”)

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin