'Përgjaken' rrugët e Shqipërisë! 7 aksidente në pak orë, 2 viktima dhe disa të plagosur, mes tyre një fëmijë 2 muajsh

'Përgjaken' rrugët e Shqipërisë! 7 aksidente në pak orë, 2 viktima dhe disa të plagosur, mes tyre një fëmijë 2 muajsh

Vendi i ngjarjes ku u përplas kalimtari në Vlorë

TIRANË- Këtë të mërkurë është regjistruar një bilanc i rënduar i personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. 2 viktima dhe disa të plagosur janë regjistruar ditën e sotme brenda pak orësh në 7 aksidente.

Aksidenti i parë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një 75-vjeçari humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, pasi kishte bërë pazarin. Viktima është identifikuar si Qemal Lamani. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve të marra. Makina tip BMW me portobagazh, me targa AA 469 SV përplasi 75-vjeçarin, i cili kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë pak para aksidentit që i mori dhe jetën.  Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç, ndërsa vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti tjetër me vdekje është regjistruar në Kavajë tek mbikalimi i Harizaj. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se makina e cila drejtohej nga S.B., ka aksidentuar 47 vjeçen e identifikuar si Trëndafile Velitusha, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Bulqizë kanë mbetur të plagosur 3 persona në një aksident të trefishtë që u regjistrua mesditën e sotme. Aksidenti i trefishtë ka ndodhur në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi. Dyshohet se parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve ka qenë shkaktar i aksidentit. Përplasja ka qenë shumë e fortë, siç mund të shihet në pamjet që Report Tv sjell.

Foto nga aksidenti në Bulqizë

Ndërkohë, në autostradën Lezhë- Milot, fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja me jetë. Në aksident u përfshinë një kamionçinë e sipërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Lezhës dhe një mjet tjetër tip 'BMV'. Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i kamionçinës, që u dërgua në spital, por nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë kamionçina e cila ishte e ngarkuar me pemë dekorative ka mbetur e përmbysur.

Foto nga aksidenti në Lezhë

Edhe rrugët e Vorës janë përgjakur ditën e sotme me dy aksidente brenda pak minutash, ku mbetën të plagosur 4 persona me tyre dhe një fëmijë 2 muajsh. Gjatë pasdites, rreth orës 17:15, tek pallati me shigjeta, një motor ka përplasur një këmbësore, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur të dy. "Motori me drejtues R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe,. e cila u dërgua në spital.  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, gjithashtu nga aksidenti është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit shtetasi R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali: 01/07/2020 16:32

    RRUGE pa standarte ,,,nje me nje korsi,,rruga tirane--shkoder eshte me tipikja,,as ne afrike nuk jane rruget keshtu,,,///

    Përgjigju
    • A. N.: 02/07/2020 06:56

      Rruga pa standart por edhe 90% e shofereve qe nuk respekton sinjalistikat dhe futen ne parakalim aty ku nuk lejohet dhe duket sikur jane ne gare me njeri tjetrin. Nuk perdoret asnjehere sinjali kur mjeti ndryshon korsi, kthehet majtas apo djathtas. Me pak fjale edhe majmuni do ishte me i pergjegjshem ne timon.

    • kaso: 01/07/2020 17:01

      30 Vjet asnje rruge me standarte ne Shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore