Përgjime nga policia pa leje, deputetja Xhina për Report Tv: S'duhet të dalin nga dora e prokurorit, mund të abuzohet

TIRANE- Deputetja Elena Xhina në një intervistë për Report Tv shpjegoi se përse është kundër nismës për ndryshimin e ligjit, që i jep të drejtë policisë që të përgjojë pa lejen e prokurorisë. Xhina shpjegoi arsyet se përse është kundër miratimit të këtyre ndryshimeve. Sipas saj, ligji ka mbivendosje kompetencash dhe lë dyshime për keqinterpretime.

"Unë kam qenë kundër projektligjit për policinë e shtetit, lidhur me përgjimet, pasi preken aspektet të jetës personale të individit, të mbrojtura nga Kushtetuta. Unë kam shfaqur kundërshtime, pasi ligji ka nevojë për rregullime. Duhet një sqarim i madh sepse mënyra si është formuluar projektligji të lë të nënkuptosh se mund të abuzohet, se kur një ligj formulohet, ai bëhet me qëllim që të jetë afatgjatë, jo për t'i shërbyer një qeverie apo ministri, pasi pas saj vjen një qeveri, një ministër tjetër dhe ne nuk duhet të lëmë vend për dyshime për keqinterpretime në ligj. Kemi insistuar si komision sigurie që të mos ketë mbivendosje të kompetencave të policisë me prokurorinë.

 Përgjimi tani kryhet nga policia prej shumë vitesh dhe ka për qëllim parandalimin e krimit. Përgjimi procedural me atë parandalues është ngatërruar. Ai procedural është në dorën e prokurorit që shërben si provë në gjykatë. Ndërsa ne në këtë ligj flasim për përgjim parandalues nga policia por nuk shërben si provë në gjykatë dhe prokurori, por edhe këto përgjime kontrollohen nga prokurori dhe nuk duam të dalë nga dora e prokurorit ky kontroll. Prokurori është garanci ligjore. Nuk mundet që çdo person që shihet i dyshuar të vihet në përgjim. Ministri shpjegoi se në gjithë Europën janë këto modele.

Ligji që është aktualisht për policinë është një ligj shumë mirë dhe policia e ka të plotë kuadrin ligjor dhe nuk ka nevojë për këto ndryshime. Ndoshta ka nevojë për futjen e disa termat e reja, por kuadrin ligjor e ka të plotësuar. Përgjimi parandalues rregullohet me ligj të vecantë dhe është rregulluar shumë mirë" tha ajo.

Por cili është qëndrimi i Xhinës për përjashtimin e policëve mbi 55-vjeç? "Ne kemi këmbëngulur se mënyra si realizohet dalja e punonjësve mbi 55 -vjeç, të ishte shumë rigoroze dhe vetëm në ato raste kur punonjësit e policisë nuk kanë mundësi fizike ti shërbejnë më policisë së shtetit.  Ne kemi këmbëngulur për këtë dhe besoj se do të realizohet edhe kjo", tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 27/05/2020 14:46

    I bie qe policia te vendos per gjithcka pa prokurori hiqni dhe gjykatesit dhe lereni te behet diktature shtet policor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri