'Policët mund të 'zhvishen' nga statusi për t’u punësuar si civilë'/ Miratohen ndryshimet për projektligjin e ri, Lleshaj: Punonjësit e policisë në moshë të thyer do kalojnë 'roje' në shkolla

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit.

Me ndryshimet e reja ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se përgjimet ambientale do t'i kërkojnë vetëm komisarët.

"Keni drafitn e vjetër që tashmë tek i riu nuk figurojnë më. Ligji aktualisht sot siç është në përgjithësi flet për përgjim ambiental. Ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është super rregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm. Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia", tha Lleshaj.

Punonjësit e policisë, me ndryshimet e reja, do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit për t’u punësuar si civil.

"Iniciativa për të hapur një mundësi transferimi nuk ka të bëjë me ndëshkim. Ne besojmë që kjo do bëhet përmes rregullimit me vendim të qeverisë. Ne mund të vendosim veten në kushte fantazie për të parë se çfarë mund të shkojë keq. Ligji i sotëm për policinë e shtetit ka një ne që shumë pak e dinë. Neni që përcakton statusin e Policisë së Shtetit, aty thotë punonjësi i policisë së shtetit gëzon statusin e nëpunësit cilil. Nuk është ushtarak. Nuk është se do të ketë humbje ose rrezikim nga ky nen", shtoi Lleshaj.

Ministri shtoi se do të parqitet edhe një nismë tjetër për sigurinë në shkolla, ku policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie.

"Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie", shtoi ministri.

Më tej Lleshaj ka thënë se të gjithë punonjësit e policisë që janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla si punonjës sigurie.

Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, tha ministri.

Ky vendim është marrë pas incidenteve të ndodhura së fundmi në shkolla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Incidentet e fundit, Lleshaj: Punonjësit e policisë në moshë të thyer do kalojnë "roje" në shkolla

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Ligjeve ka thënë se të gjithë punonjësit e policisë që janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla si punonjës sigurie.

Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, tha ministri.

Ky vendim është marrë pas incidenteve të ndodhura së fundmi në shkolla.

 

Ora 12:40
Përplasje në Komisionin e Ligjeve, 'nxehet' Manja: Si s'e mësove mor burrë këtë votim, prit! Alimadhi: Kam një vërejtje, mos bërtit se s'ka ndonjë problem

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve ku janë miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, ka pasur një përplasje mes deputetit Adriatik Alimadhi dhe drejtuesit të komisionit Ulsi Manja.

Në momentin që Manja ka qenë duke bërë procedurën e votimit është nxehur nga ndërprerja e Alimadhit. Në fakt kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në mbledhjet e tjera të Komisonit, Alimadhi ka ndërhyrë duke krijuar përplasje mes tyre.

Pjesë nga debati:

Manja: Po një sekond se s'kam mbaru votimi mor burrë, si se mësuat këtë votim. Unë në votim ky më thotë...

Zoti Alimadhi të lutem mor 1 sekond nuk do e shpjegoni të mbaroj unë e do merrni fjalën. Atëherë votohet me 13 pro, 1 kundër.

Alimadhi: Kam një vërjejtje, mos u nxeni, se kjo është detyra jonë, mos u nxe se s'ka ndonjë problem kaq të madh. Mos bërtisni, jam njeri i zakonshëm

Manja: Po ti mo zoti Alimadhi më nderpret në mes të votimi...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/10/2020 01:05

    Ide shume e mire!Policet nuk duhen nxjerre ne pension para kohe.Po keshtu, shkollat kane nevoje per roje profesioniste,te armatosura,qe dine te perdorin dhe armen dhe prangat,po te jete e nevojshme,qe dine te dallojne trafikante droge dhe perndjekes vajzash,qe verdallisen prane dhe Brenda oborreve te shkollave,qe jane te afte te dallojne, kur nje person vjen me arme ne brez e te maskuar nen veshje,qe jane te afte te nderhyjne fizikisht ,kur nxenesit kacafyten mes tyre,qe jane te afte te njohin eren e nje cigare mariuane e perdorur nga nxenesit.Shkollat nuk kane nevoje per roje mullaresh fshati dhe as per njerez si ai qe perdhunoi ate vajzen,para disa muajsh.Ketu ne U.S.A shkollat kane roje dhe ne oren qe mbaron mesimi,stacionet e policise, dergojne nje ekstra per shkollat qe jane prane rrugeve me trafik te dendur.Gjithashtu policet e vjeter ,me uniforme dhe te armatosur I gjen prane stacioneve kryesore te autobuzave Brenda e jashte qytetit ,te trenave,prane vendeve ku ka grrumbullime si teatro,stadiume etj,kurse ne banka,ne bashki, I kane me mosha te ndryshme.

    Përgjigju
  • Stefi: 06/10/2020 20:04

    Dmth policet e vjeter (te moshuar) nuk bejne per policine te themi normale. Ndaj ministri do i beje roje shkolle. Se pari, fyen vete policine pasi, sipas ligjit, nuk mund te dallohen apo diskriminohen per shkak te moshes. Se dyti, fyen prinderit dhe nxenesit. Pse, meqe jane te vjeter qenka me mire te jene roje shkolle, me nje nentekst sikur jane te rendomte? Pse femijet, sidomos vajzat, nuk meritojne mbrojtje jo te barabarte por edhe me shume? Ministri me kete lajthitje po i le shkollat ne meshire te fatit per nga siguria. Dhe se fundmi, cfare tregon kjo lloj sjellje per nje individ i shkolluar si ushtarak, me vite te tera ne mbrojtje deri gjeneral, keshilltar sigurie e tani minister? Rezultati, nje mediokerr. Bate u te tjeret poshte tij!

    Përgjigju
  • Kasttriot: 06/10/2020 13:23

    Injorancen ligjore mund ta gjesh ne forma te ndryshme. Forma me arrogante eshte ajo qe indukton ministri i brendshem. Statusi i policise se shtetit ai i nepunesit civil???! Kuptohet nevoja abuzuese deri ne ekstrem e policave te Saukut. Por qe te fitesh nje nen dhe barazosh policine me nepunesin civil per nga pikpamja e statusit, kjo eshte jo gafe por tragjedi.

    Përgjigju
  • Roja: 06/10/2020 13:20

    Ca ben keshtu o ajdut po rojet ku do ven se ti eke bmw AJDUT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit