Rama ripublikon në Twitter përgjimin e 'Bild': S'kam asgjë për të fshehur! Gazetarin do e padis!

Rama ripublikon në Twitter përgjimin e 'Bild': S'kam asgjë për të fshehur! Gazetarin do e padis!

Kryeministri Edi Rama ka ripublikuar për profilin e tij në rrjetet sociale përgjimin e 'Bild' nga dosja hetimore "184", duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur. Kreu i qeverisë shkruan se publikimi i këtyre audio-përgjimeve, ku ai përmendet për herë të parë, ka cenuar jo vetëm dinjitetin e tij, por edhe të vendit, për këtë arsye njofton se do të padisë në gjykatat gjermane gazetarin Peter Tiede.

Rama ka konfirmuar bisedën e bërë me Arben Keshin, duke theksuar se në atë komunikim nuk ka asgjë të gabuar dhe se do e bënte sërish, po njësoj. Ndryshe nga ç'pretendon 'Bild', Rama shkruan se Arben Keshi në atë kohë nuk ka punuar në Polici, por ka qenë më herët kandidat për komunën e Maqellarës.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shkruan se fakti që u publikuan vetëm një ditë para se KE të japë vendimin për çeljen e negociatave me BE, është një tregues i pastër se nuk bëhen për të vënë drejtësinë, por për shantazh. Teksa nxit prokurorinë që të hetojë intensivisht, sipas tij pas këtyre audio-përgjimeve, fshihen ato që ai i quan “shërbëtor të Saliut”.  

Në fund, rithekson se zgjedhjet nuk do të shtyhen, por do të mbahen më 30 qershor. 

Ja pjesë e bisedës:
Edi Rama
: Hë mo si duket
Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi
Edi Rama: E keni realizu objektin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e asaj që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu eh?
Arben Keshi: Them që po
Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bo presion m’thanë 
Arben Keshi: Po deshin të më kapin mua ato po ndodhi punë dy minutash unë sa u futa te Shtabi se më prisnin te hoteli ku fleja
Edi Rama: Ca të bënin ty ato
Arben Keshi: po ishin nja 50 veta,thjesht me kët pjesën e presionit më goditën e kshu Ai është legen ai, Ai Flamur Noka është.
Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë
Arben Keshi: Jo mo ai thjesht është.. edhe ky djali sa doli...Ato menduan se unë isha në makinë, rrethh 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se iku edhe se kapëm dot.
Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, c’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e ke realizu objektivin ?
Arben Keshi: Unë të them që po nëse mund të lëvizë mund të lëvizë pak ose më shumë po tani nga ata që kanë thënë komisionerët jemi në pritshmëri të mëdhaja.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top eh?
Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë.
Edi Rama: Ok, mire vllai
Arben Keshi: Ishalla, mire faleminderit
Edi Rama: ok, ciao ciao..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Gazetari Peter Tiede publikoi përgjimet, Rama: Do e çoj në gjykatat gjermane

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të padisë në gjykatat gjermane gazetarin, Peter Tiede, i cili ka publikuar audio-përgjimet.

"Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar", shkruan Rama.

Ora 17:37
Rama: Skandal i turpshëm nga 'shërbëtori' i Salit për shantazh politik

Skandal i turpshëm për shantazh politik! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama, përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild'. Ai shkruan se pas publikimit të këtyre audio-përgjimeve qëndrojnë "shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu".

"Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë", shkruan Rama. 

Ora 17:05
Rama ripublikon në Twitter përgjimin e 'Bild': E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar bisedën me Arben Keshin, të publikuar nga gazeta gjermane 'Bild'. Por ndryshe nga çfarë njofton 'Bild', kreu i qeverisë mohon që Arben Keshi të ketë punuar në atë kohë në polici teksa thekson se tek ky bisedim nuk ka asgjë të gabuar, duke thënë se do e bënte sërish njësoj. 

Sipas tij, me anë të këtij përgjimi, nuk synohet që të vihet drejtësi, por të manipulohen njerëzit dhe të dëmtohet imazhi i vendit.  

"Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë", shkruan Rama.

Ora 16:02
Rama: Sulm i Shqipërisë për të bllokuar negociatat dhe penguar drejtësinë nga 'shërbëtorët e Saliut'

Publikimi i përgjimeve nga 'Bild', kur vendi pret vendimin për çeljen e negociatave dhe në është në prag zgjedhje, Rama e cilëson si një shantazh politik. Sipas tij, ato janë nxjerrë nga Prokuroria dhe janë dërguar gazetarit gjerman Peter Tiede, nga "shërbëtorët e Saliut", me këtë të fundit që e akuzon se ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

"Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24", shkruan Rama.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 18/06/2019 06:53

    Mund ta besh me parate e tua, jo nga buxheti i shtetit..e sigurt qe humbet

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 17/06/2019 22:55

    Keta jane vrasesit e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Beni: 17/06/2019 22:35

    PD ISTAT njelloj si fashistat,kane hequr pantallonat perpara qendrave te votimit ne libofsh te fierit qe te mos votonin njerezit

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 17/06/2019 20:47

    EDHE PLEHERAT E PDs i kane blere VOTAT dhe tani bejne si te shenjte. Bildi eshte vegel e saliut dhe LULIT dhe Fallxhores qe duan patjeter te marrin pushtetin.

    Përgjigju
  • Liku: 17/06/2019 20:05

    E mbaj mend si sot ate çfare tha gazetari gjerman SHPRESOJ QE KRYEMINISTRI SHQIPTARE TE ME HEDH NE GJYQ QE TI TREGOJ SHQIPTAREVE SE NGA Ç'BANDE KRIMINALE QEVERISEN. Uroj ta hedhesh vertet ne gjyq z.Rama.Tani nxjerr neper portale ushtrin tuaj te shkruajn me 100 pseudonime. Jo jan genjeshtra,jo financohen nga Basha LSI PDIU etj etj. Qurravec

    Përgjigju
  • USA: 17/06/2019 18:21

    O moj shqipni,e mjera shqipni.Si perfundove keshtu ne duar hajdutesh e kriminelesh.Zoti te ruajte.

    Përgjigju
  • Mamurrasi: 17/06/2019 18:17

    Po' ky deputeti ish i PS Gjetan Gjetani cfar nuk po' thote per ty o Rama jane te gjitha te verteta ato pergjimet,po' ky a nuk ka turp, kape e dergoj kontrollin te Hipoteka se aty do te dalin 101 prova e fute ne burg ligenin,

    Përgjigju
  • Doresa: 17/06/2019 18:04

    Patjeter po se Bild se ka per here te pare. Eshte tabloid qe ofron support politik dge vepron ne kufijte e etikes gazetareske

    Përgjigju
  • tex: 17/06/2019 17:59

    po pse nuk e hodhe ne gjyq qe ne cd e para?apo tani te doli emri..uroj ta besh e mos te jen llapaqenie te zakonshme qe i keni ju politikanet tane.do te bej kete e ate e sbeni asgje

    Përgjigju
  • Luli: 17/06/2019 16:31

    Qytetaret jane me te interesuar te dine se si ti Lulzim Basha dergon miliona leke jashte per lobime,per pastrim parash se sa per 5000 leket e votave gje qe e beni te gjithe dhe e njohim fort mire e nuk presim te na i mesoje ky Bildi juaj,asgje e re e dime tash 30 vjet kete gje.

    Përgjigju
  • Salehu: 17/06/2019 16:24

    Eshte sulm i paster per te bllokuar reformen ne drejtesi,plaku shpirtzi ne shqup per keto gjera eshte njeshi,per babale e per pergjime ka dhe mbeshtetjen e zjarrte te Ilir Floririt.

    Përgjigju
  • Pergjimi: 17/06/2019 16:22

    Pergjimi 1,2,3,4,.......200,asgje nuk ndryshon,zoteri cojini ne Prokurori,ne media eshte kohe e humbur,te vetmen qe arrini eshte nxini vendin tuaj,paci mallkimin tone per kete te keqe PD-LSI.

    Përgjigju
  • Lorela: 17/06/2019 16:18

    Pergjimet tuaj gjer tek Gjiri i Lalzit te cojne,asesi nuk ndikohen qytetaret nga keto pacavuret tuaja.

    Përgjigju
  • Altini: 17/06/2019 16:12

    Pergjoni,pergjoni se ate zanat e beni mire tash 30 vjet,por nuk ju shpie gjekundi kjo rruge qe keni nisur,do hani kokat tuaja se ju ka mbytur zullumi.

    Përgjigju
  • Elka: 17/06/2019 16:10

    Sot te behen zgjedhjet populli nuk ndikohet absolutisht nga ato pacavuret tuaja,me babale nuk vini kurre ne pushtet,mos paguani kot more te mjere se ne ju njohim shume me mire se Bildi,kjo gomerdarja juaj e shpetimit ka futur uje e nuk ju shpeton dot.

    Përgjigju
    • TONI TIRAE: 17/06/2019 20:48

      EPO po solli SHpellaret TROPOJANE patjeter se ju nuk dini te flsni shqip dhe gjuhen e vetme eshte dhuna

    • Tropojani: 17/06/2019 16:37

      Epo ju trima te medhej, si kerpurdhat pas shiut, pritni pritni se do habeteni se cfar do ju ndodh me 21 qeshor kasaphane do e keni me cfar po' duket

  • Ana: 17/06/2019 16:07

    Cdo dite te nxirrni e te sajoni nga nje pergjim prap nuk ndryshon asgje,qytetaret ju njohin sa ju vlen lekura,ju te PD-LSI jeni plehrat dhe e keqa e madhe e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Donela: 17/06/2019 16:04

    Me pergjime alla babale nuk shkoni gjekundi,ne ju njohim shume me mire se bildi juaj,mos u lodhni kot,gomardarja e Bild nuk ju shpeton dot.

    Përgjigju
  • populli: 17/06/2019 16:00

    Pergjoni njehere te vetme Ilir Meten dhe Monen ne fushate,ne Kavaje shkuan para me thase dhe e dine c'bene organizatoret atje,i moren dhe u zhduken jashte,mbeti Mona me Ilirin si ai ne shi,te nesermen erdhi thesi tjeter po nje mut te madh moren ne Kavaje.

    Përgjigju
  • Juristi: 17/06/2019 15:59

    Jo me Edo,prokurorine do ta beje Flamur Noka,Prokuror i gatshem Edmond Spaho,zv prokuror Salianji,Gjykates Lul Basha me ndihmes Monika kryemadhi,Nard Ndoka.Keta jane 1-shat e ketij vendi.E dum Shqiperine si gjithe Europa,me kete parrulle demokratet mbyllin gjyqim

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 17/06/2019 20:50

      O TROPOJE O SHPELLARE QE VETEM KRIMIN DHE DHUNEN SJA KENI NDARE. MESONI SHQIP DHE CIVILIZOHUNI E PARA PUNES.

    • Lac: 17/06/2019 19:04

      Tropoja me vjen keq po ma merr mendja se je nish per goj... dukesh!!je shume i dashuruar me Pd!do jesh goj ist profesionist!prandaj mos ardht ma Pd ne pushtet se na mbysin pederastat!haj tunng more tropoj

    • Lac: 17/06/2019 18:24

      O tropoja iku luli per lesh!tani eka rradhen baza me liken!!ti shko bejn naj go j atyre te pd se per at pune te mbajne go j edhe me hedh naj kapsoll

    • Tropojani: 17/06/2019 17:23

      Jo po' di e beje mamaja jote

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë