'Përgjimet e 'Zogut' vërtetojnë shitblerjen e votave' Nënkryetari i LSI, Pojana: Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK (VIDEO)

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes nënkryetarit të saj, Klevi Pojana kërkoi që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) të hetojë krimin zgjedhor në të kundërt funksioni i kësaj strukture nuk çfarë t'i duhet aksujt.

Sipas Pojanit blerja e tjetërsimi i votës është themeli i shkatërrimit  të demokracisë e kapjes së shtetit ligjor, ndërsa shton se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimin për këto çështje, sepse janë objekti kryesore i krijimit dhe punës se SPAK-ut, ndryshe çdo fjalë e thënë deri me sot është boshe.

Ndërkohë ai është ndalur edhe tek dosja e 'Zogut të Tiranës' ku ai u zbulua se merrej edhe me shti-blerjen e votave. Sipas nënkryetarit të LSI, përgjimet e Zogut të Tiranës vërtetojnë sheshit blerjen e votave për të lëgjitimuar pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

"Përgjimet rastësore për një tjetër vepër penale, të të famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanës vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës."

" Nëse SPAK i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar, ashtu siç bëri prokuroria e Arta Markut, që i degdisi dosjet në Dibër, kujt i duhet më SPAK?" shprehet Pojana.

Ndër të tjera nënkryetari i LSI  deklaroi në një dalje për mediat, në përgjimet e fundit del qartë se si 30 qershori ishte një skenë kriminale ku u tentua të vritej pluralizmi dhe demokracia.

Deklarata e plotë e Pojanit:

Demokracia fillon me votën e lirë ndërsa diktaturat kanë lindur nga tjetërsimi i vullnetit të sovranit duke i rrëmbyer të drejtën e votës së lirë qytetarëve.

Kjo është dhe arsyeja kryesore pse sot Shqipëria gjendet në këtë gjendje të vështirë e të pa precedentë ekonomike, sociale e politike.

Blerja e tjetërsimi i votës është themeli i shkatërrimit  të demokracisë e kapjes së shtetit ligjor, është mburoja politike e korrupsionit pa fre, është arsyeja pse drejtësia kapet e krimi mbrohet nga pushteti.

Në përgjimet më të fundit të bëra publike nga media del qartë se si 30 qershori ishte një këllirë politike dhe një skenë kriminale ku u tentua të vritej pluralizmi dhe demokracia.                                                                                        

Përgjimet rastësore për një tjetër vepër penale, të të famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanës vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës.

Të vërtetat janë sheshit, ato janë publike dhe me fakte konkrete.                                         

Por me mosreagimin dhe heshtjen e organeve te drejtësisë, njëherazi me to, dita-ditës po shpërbëhet e po shkretohet edhe Shqipëria.                           

Kjo, sepse vendin po e qeverisin hajdutet e votave dhe kriminelet e  oborrit te pushtetit.

Krimi elektoral është i vërtetuar me zë dhe figurë.  Që nga Kryeministri e deri tek ministrat, deputetët, drejtorët, e shefat e policisë  janë  të provuar nga përgjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore  direkt të tij.

SPAK duhet të nisë menjëherë hetimin për këto çështje, sepse janë objekti kryesore i krijimit dhe punës se SPAK-ut, ndryshe çdo fjalë e thënë deri me sot është demagogji boshe.

Nëse SPAK i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar, ashtu siç bëri prokuroria e Arta Markut, që i degdisi dosjet në Dibër, kujt i duhet më SPAK?

Një SPAK që do t’i shmanget çështjes me kritike në Shqipëri, ku qeveria dhe krimi të bëra njësh, grabisin votën me para e kërcënime gjithëfarëllojshe për të rrëmbyer pushtetin e qytetareve, është një SPAK, që vdes pa lindur ende. Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK,  për të ndare nëse ai zbaton ligjet e shtetit apo zbaton ligjet e ‘Rilindjes’.

Qytetarët shqiptarë po vëzhgojnë me zemërim shpërthyes edhe "drejtësinë e re" edhe SPAK-un se si do të veprojë ajo, dhe a do të jenë zbatues të Kushtetutës dhe ligjit apo do të jenë masha në duart e Edi Rames dhe ‘Rilindjes’ dhe do të zbatojnë ligjin e kusarëve.

Populli shqiptar nuk do ta lejojë më kurrë që të përsëriten ngjarje të tilla të krimit elektoral sepse janë burimi kryesor i keqqeverisjes, korrupsionit dhe varfërisë si dhe arsyeja  madhore që e mban larg Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkolla e kuqe ALEKSANDRI: 30/12/2019 09:23

    Kur u be dhe ky barboni te komentoje per shitje votash qe deri dje e mbyshi shkollen e kuqe me matrapazxhinj qe jepnin leke ne favor te votese lire.

    Përgjigju
  • O tej: 30/12/2019 09:11

    Po kush flet ju te LSI leshe dhi jeni dhi koke e kembe o jashtqitje te shoqerise

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 29/12/2019 17:36

    Fare e thjeshte per prokuroret e tanishem... Nje sugjerim...Meqe LSI e ka aq merak shitblerjen e votava ,por pergjimet i kreu Gazmend Bardhi kur ishte minister,kontrolloni telefonat e ish deputeteve te LSI,ose kryetareve te zonave per te gjetur qindra milionat vetem ne Shkoder. Provojeni ,qe te mos e permendin me ,keta qe jane bleresit me te medhenj te votave ne Shqiperi. Do ta provojne prap pas dy vitesh,sepse thuhet se vesi del me shpirtin. Atehere prokuroret do ta vertetojne. Keta maskarenj kujtojne se shqiptaret harrojne. U kap nje doganier i LSI me miliona e me lista diten e zgjedhjeve. E sa te tjere qe nuk u kapen ,por dihen sepse e bene LSI parti te trete dhe aty ku mezi i grumbullonte nje grusht vota. Hetojini ! Per ne Shkoder behet fjale ...lere me ne gjithe shqiperine. Verjuani tel ne pergjim e do te tmerroheni nga pazaret,nga çmimet. E pas dy vitesh çmimi do te rritet edhe me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët