Përgjimet greke: Ja kush urdhëroi vrasjen e Albert Bakos: Të thashë që ta bësh brenda dhomës tënde

Përgjimet greke: Ja kush urdhëroi vrasjen e Albert Bakos: Të thashë që ta bësh brenda dhomës tënde

Drejtësia greke ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë të burgosur në burgun e Koridalos të Athinës. Sipas medieve greke ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj. Sipas mediave të shtetit fqinjë personi që ka rolin e kryesuesit të grupit, që ata e quajnë “Mafia shqiptare e burgjeve” është Klodian Lekocaj. Grupi kriminal mes të tjerash akuzohet edhe për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha, po në burgun e Koridalos. Duhet theksuar se Klodian Lekocaj ishte mik i ngushtë me Albert Bakon me të cilin kishin kryer disa krime bashkë, si plagosjen e një avokati për llogari të një biznesmeni grek në vitin 2014. Por sipas mediave greke, prokuroria e shtetit fqinj ka siguruar përgjime që provojnë se Bako është vrarë nga shqiptari tjetër Brahimllari me urdhër të Lekocajt. Gjithashtu, prokuroria ka prova se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë avokatin grek Mixalis Zafiropoulo. Banda përgatiti edhe arratisjen nga burgu i Koridalos të dy vëllezërve Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

“Të thashë që ta bësh brenda dhomës tënde”

Përgjimet nxjerrin Lekocajn si urdhërues të vrasjes së Bakos. Sipas disa pasazheve nga përgjimet që botojnë mediat greke Klodian Lekocaj ka urdhëruar shqiptarin tjetër të akuzuar si pjesëtar I bandës, Brahimllarin, që të ekzekutojë me thikë në burg Arlbert Bakon. Në përgjime dëgjohet Lekocaj që qorton autorin e vrasjes se pse e kreu jashtë qelisë goditjen ndaj Alber Bakos. “Të thashë 100 herë që ta bësh brenda dhomës tënde”, I tha Lekocaj për të marrë si përgjigje justifikimin: “Nuk bëhej. Si mund ta bëja Brenda dhomës kur ai po më shikonte? Prisja të kthehej pak që të mund të nxirrja thikën. E gjeta rastin vetëm aty tek dera, sapo u kthye ia futa një në zverk”.

Por veç kësaj policia greke ka rregjistruar edhe një bisedë të Lekocaj ku I kërkon një avokati që të mbledhë para për dërgimin e trupave të dy shqiptarëve të vrarë në Koridalos, Bakos dhe Tushës, duke lënë të kuptohej se ia donte puna të hiqej sikur intereshej për ta për të mbuluar faktin që ai kishte lidhje me ekzekutimin e tyre. “Mund të gjejmë para që të çojmë trupat në Shqipëri?” ka pyetur ai fillimisht avokatin grek I cili I ka premtuar se do të mundohet të bëjë diçka. Më pas Lekocaj shprehet edhe më hapur: “Edhe unë do mundohem. Fol edhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë se duhen 2.600 që të shkojnë kufoma në Shqipër. Dhe duhet të japim edhe 1000 euro për Bakon. Të luajmë pak me Bakon që të mos…e kupton ti”

Akuzat për bandën shqiptaro-greke

1. Tentative vrasje te nje shtetasi grek, ndodhur me 03.11.2014 jashte baneses se tij ne Athine.

2. Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, ne 12.10.2017 brenda ne zyren e tij ne Athine.

3. Kanosjen e nje avokati grek ne 07-08.02.2019 ne Athine. Ne kete rast te akuzuarit kane derguar 3 shtetas jashte burgut, per t’i marre 3000 euro avokatit nen kercenim per jeten. Autoret u arrestuan dhe vijon hetimi.

4. Vrasjen e shqiptarit Albert Bako me 14.01.2019 ne sektorin e te burgut Koridalos.

5. Ndihme ne arratisjen e shtetasve shqiptare Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos ne 01.01.2019.

6. Tentative per manipulimin e shkakut te vdekjes se shqiptarit Bardhyl Tusha ne burgun e Koridalos me 27.01.2019 me qellim qe te dukej si helmim dhe te akuzohej nje shtetas grek i burgosur

 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip