Përgjimet i kapën ‘mat’, gjykata merr vendimin për 13 personat e arrestuar për drogë në Mat (EMRAT)

Përgjimet i kapën ‘mat’, gjykata merr vendimin për 13 personat e arrestuar për drogë në Mat (EMRAT)

Aksioni i policisë në Janar

MAT- 71.6 vite burg për 13 të akuzuarit nga prokuroria Mat për trafikimin e bimëve narkotike kryer në bashkëpunim. 13 personat e arrestuar me datë 28 Janar të këtij viti në operacionin e koduar "Kepi i Vozajve" janë njohur me vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar dhe mbyllur pasditen e sotme me vendimin final të gjykatës së Shkallës së Parë në Mat, dënoi me 71.6 vite burg 13 të akuzuarit nga prokuroria e Matit. Prokurori i çështjes Abaz Muça kërkoi nga gjykata dënimin me 73 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishin kërkuar të akuzuarit, masa e dënimit për secilin është ulur me 1/3.

Gjyqtarja e çështjes Suela Lika, pas pretencës së akuzës dhe palës mbrojtëse vendosi:

  • 1 - Gëzim Ali Koleci  7 vite - 4.8 me ulje të 1/3
  • 2 - Vilson Koleci 5.6 vite - 3.8 nga gjykimi shkurtuar
  • 3 - Mehmet Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3
  • 4 - Idajet Koleci 6 vite, 4 vite me ulje të 1/3
  • 5 - Gestjan Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3
  • 6 - Albert Koleci 6 vite, 4 nga zbritja e 1/3
  • 7 - Lezan Riza Koleci 5 vite, 3.4 nga zbritja e 1/3
  • 8 - Lezan Dyle Koleci 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)
  • 9 - Agim Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
  • 10 - Afrim Haspepa 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
  • 11 - Besmir Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
  • 12 - Rasim Xheçuka 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)
  • 13 - Gazmir Xheçuka 5 vite, 2 vite burg

Të arrestuarit në fund të Janarit të këtij viti ishin vendosur në përgjim nga prokuroria që në vitin 2019, ndërsa aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua në Mat e Tiranë.

Ata u arrestuan në superaksionin e policisë më 28 janar, ndërsa u shpall në kërkim Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz. Ishte Gëzim Koleci, kryeplak i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e kanabisit, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, që merreshin më pas edhe me transportimin e kanabisit.  Gjykata e Krujës ka vendosur më parë për ta edhe masën e sigurisë 'arrest shtëpie', pasi në mars të vitit të kaluar u kapën me 6.8 kg marijuanë.

Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje, mbajtje i armeve, i armëve shpërthyese dhe municione.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë